LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi në rrjetin e aktiviteteve të GRU-së ruse – si qëndron lidhja e ish-zyrtarit Radomir Sekuloviqit me spiunin Igor Zaitsev?

Mali i Zi në rrjetin e aktiviteteve të GRU-së ruse – si qëndron lidhja e ish-zyrtarit Radomir Sekuloviqit me spiunin Igor Zaitsev?

Ngjarjet aktuale të sigurisë kanë hedhur edhe një herë dritë mbi aktivitetet hibride ruse në Mal të Zi, këtë herë përmes një rrjeti të mirë organizuar të inteligjencës, me qëllim mbledhjen e të dhënave konfidenciale, të një anëtari të Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Epilogu i aksionit të kryer më 29 shtator nga shërbimet partnere dhe autoritetet malazeze, në radhë të parë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), ishte mohimi i qëndrimit të gjashtë diplomatëve rusë dhe ndalimi i hyrjes në vend për 28 shtetasit e huaj që, siç thuhet, punonin për interesa të shërbimeve të huaja. Në mesin e të dyshuarve se punonin për shërbimin inteligjent rus është edhe ish-zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Radomir Sekuloviq.


Sipas raportimeve, ANB disponon informacione se Sekuloviq ishte pjesë e një rrjeti spiunësh të formuar nga një oficer i Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), Igor Zaitsev.

ANB e ka regjistruar disa herë ardhjen e Zaitsev në Mal të Zi, duke përfunduar me vitin 2018, kur ai kishte kontakte me Sekuloviqin. Më pas u konstatua se oficeri rus i inteligjencës kishte sjellë pajisje të reja për komunikim të koduar, të cilat ia dorëzoi Sekuloviqit, që është pikërisht “modus operandi” i rrjetit të inteligjencës që Zaitsev formoi dhe drejtoi në të gjithë Evropën.

Sekuloviq atë pozitë e ka mbajtur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në kohën e bashkimit shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, ka qenë i punësuar në punët konsullore për mbi 30 vjet dhe ka mbajtur pozitë të lartë edhe në ish-Jugosllavi. Është indikative se Sekuloviq ka punuar për një kohë të gjatë në çështjet konsullore në vendet afrikane, në kohën kur Zaitsev, si anëtar i Departamentit të Katërt të GRU-së që ishte përgjegjës për Afrikën.

Kur është Igor Zaitsev?

Igor Zaitsev, i lindur më 6 prill 1954, drejtoi rrjetin e inteligjencës GRU që operonte në disa vende evropiane që nga viti 1990.

Pas informimit të autoriteteve të Austrisë, në vitin 2018 u zbulua një nga operacionet më të suksesshme të drejtuar nga Zaitsev, lidhjet e tij me kolonelin e ushtrisë austriake Martin Muller, i dënuar me tre vjet burg më 2020 për dhënien e të dhënave konfidenciale ushtarake për Rusinë. Ndërkohë, një gjykatë austriake lëshoi një urdhër arresti për Zaitsevin, pasi provat e gjetura sugjeruan se ai ishte pika kryesore e kontaktit për kolonelin austriak.

Nga të dhënat edhe provat në dispozicion, Zaitsev trajnoi kolonelin Mueller në përdorimin e pajisjeve të sofistikuara të komunikimit, të cilat ai i përdori për të transmetuar informacione të klasifikuara në Moskë. Mueller ishte trajnuar tërësisht për t’u lidhur me satelitët ushtarakë “Strela-3”, derisa fluturonin mbi Evropën Qendrore.

Koloneli austriak në pension bashkëpunoi me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse që nga viti 1987, duke marrë në këmbim një total prej të paktën 280 mijë euro. Ai i kaloi pesë vitet e fundit, para daljes në pension, duke punuar në Departamentin e Planifikimit Strukturor të Ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë në Vjenë. Mueller zbuloi informacione të klasifikuara për forcat ajrore, artilerinë dhe krizën e emigrantëve në Rusi.

Si kolonel i ushtrisë partnere, ai mori pjesë në disa ngjarje të NATO-s, kështu që ai arriti të marrë informacion të detajuar se çfarë metodash përdor Aleanca për t’u mbrojtur nga sulmet me mjete shpërthyese të improvizuara – të cilat janë një nga armët më të përdorura të talebanëve kundër trupat aleate në Afganistan.

Ai ishte një pasuri e rëndësishme e GRU-së për shkak të takimeve të tij të shpeshta me spiunët rusë jo vetëm në Austri, por edhe në Sllovaki, Republikën Çeke, Kroaci, Hungari dhe Slloveni. Mueller ishte i trajnuar posaçërisht dhe kishte në dispozicion teknikën e kryerjes me sukses të veprimtarive spiunazhi për nevojat e Rusisë. Gjatë karrierës së tij spiunazhi, Mueller është takuar personalisht me agjentë rusë, disa prej të cilëve janë të njohur edhe për aktivitetet e tyre në Mal të Zi. Njëri prej tyre është Eduard Shishmakov, i cili u dënua nga Gjykata e Lartë në Podgoricë me 15 vjet burg për pjesëmarrje në grusht-shtet në ditën e Zgjedhjeve Parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016.

Përveç Shishmakovit, ai ishte takuar edhe me komandantin e Njësisë së tij 29155, Andrei Averyanov. Kjo njësi e specializuar në atentate apo sabotime me qëllim destabilizimin e vendeve evropiane, ndër të tjera, pjesëmarrëse në helmimin e Sergei Skripalt dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Anglisë, vendosjen e eksplozivit në një magazinë të municioneve në jug të Çekisë në vitin 2014, kur u vranë dy ushtarë çekë, si dhe tentativa për grusht-shtet në Mal të Zi.

Zaitsev jo vetëm që mbikëqyrte Muellerin, por edhe të gjithë rrjetin e inteligjencës së agjentëve rusë – domethënë agjentët e GRU-së që vepronin nën mbrojtjen diplomatike në rajonin e Evropës Qendrore – të cilët komunikonin me të ose që u dërguan për të mbledhur informacion.

Këta ishin të njëjtët agjentë që Sllovakia dëboi në vitin 2020 pas keqpërdorimit të vizave sllovake në vrasjen e një aktivisti çeçen në Berlin.

Aktivitetet e GRU në hapësirën kibernetike

Në periudhën e finalizimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, që përkoi me Zgjedhjet Parlamentare të tetorit 2016, Rusia aktivizoi dhe intensifikoi ndjeshëm praninë e saj jo vetëm përmes fushatave dezinformuese nga mediat ruse, tentativave për grusht shteti, por edhe sulmeve kibernetike nga GRU përkatësisht nga grupi ATP28 si Fancy Bear.

Sulmet më të rënda kibernetike GRU-ja në Mal të Zi u zhvilluan në vitin 2017 në kohën e anëtarësimit në aleancën e NATO-s dhe në ditën e Zgjedhjeve Parlamentare më 2016.

Gjatë tre muajve të vitit 2017, janë sulmuar shërbimet e qeverisë dhe institucioneve shtetërore, si dhe disa medie proqeveritare. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi më pas raportoi se ishte shënjestër e një “sulmi phishing”, nëpërmjet e-maileve që dukej se vinin nga BE-ja dhe NATO-ja dhe të cilat lejuan hakerët të instalonin virusin “Gamefish” në kompjuterët e Ministrisë së Mbrojtjes, të përdorura nga grupi APT28.

Inteligjenca amerikane ka treguar më tej se grupi APT28 është i lidhur me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU dhe financohet nga Kremlini. APT28 u gjet gjithashtu përgjegjës për sulmet në Bundestagun gjerman në 2015, stacionin televiziv francez TV5 Monde, një tentativë sulmi ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe Olimpiadës Dimërore të Phenianit më 2018.

Në ditën e Zgjedhjeve Parlamentare, më 16 tetor 2016, Mali i Zi u përball me sulme të shpeshta DDoS, i cili kishte në shënjestër faqet e internetit të institucioneve shtetërore, të partive politike pro NATO-s dhe BE-së dhe të shoqërisë civile.

Pas një sërë sulmesh, në fillim të vitit 2017, Mali i Zi kërkoi ndihmë nga NATO-ja dhe Britania e Madhe, të cilat ndihmuan në zmbrapsjen me sukses të dy sulmeve.

Për shkak të këtyre ngjarjeve, në fillim të tetorit 2019, anëtarët e Komandës Kibernetike të SHBA-së mbërritën në Podgoricë, me qëllim që të hetojnë shenjat e depërtimit rus në rrjetet e qeverisë malazeze, por edhe të krijojnë një pasqyrë të aftësive të kundërshtarit.

Bazuar në informacionet në mediet malazeze, si dhe në të dhënat e disponueshme publikisht për rastet e identifikuara më parë të agjentëve rusë që vepronin në disa vende evropiane, duke përfshirë Malin e Zi, është e qartë se GRU-ja ka zhvilluar rrjetin e saj të agjencive në Evropë, i cili kishte për synim mbledhjen e të dhënave mbi aktivitetet dhe strukturën e NATO-s dhe destabilizimin e shteteve anëtare të Aleancës.

Në këtë drejtim, është tregues rasti i kolonelit austriak Muller, në bazë të të cilit mund të bëhet një analogji me metodologjinë e rrjetit agjenturor rus edhe në rajon, duke pasur parasysh ngjarjet dhe mundësitë aktuale të sigurisë. Është evidente se disa agjentë rusë, të cilët kanë kryer aktivitetet e tyre në Mal të Zi, janë anëtarë të të njëjtit rrjet që ka vite që koordinohet nga e njëjta qendër veprimtarie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori