LAJMI I FUNDIT:

Makolli: AKR e vetme në zgjedhje merr 10 për qind të votave, kemi preferanca për koalicione

Makolli: AKR e vetme në zgjedhje merr 10 për qind të votave, kemi preferanca për koalicione

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli është shprehur i bindur se nëse AKR del e vetme në zgjedhje nuk e ka problem kalimin e pragut zgjedhorë.

Makolli në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt ka qenë e befasishme dhe sipas tij pas këtij zhvillimi shkuarja në zgjedhje do të ishte zgjidhja më e mirë.


“Pa dakordim të partive opozitare qeveri teknike nuk mund të ketë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se vijat e kuqe tashmë janë bërë banale por mund të ketë preferenca për të shkuar me parti të caktuara në koalicione parazgjedhore.

Duke folur për zhvillimet brenda AKR-së, Makolli ka thënë se Agim Bahtiri nuk ka dhënë dorëheqje nga partia as zyrtarisht e as formalisht.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së ka thënë se kjo parti ka sakrifikuar vetën kur ka hyrë në koalicion me PAN-i, pasi sipas tij e ka kërkuar situate në interes të shtetit.

Makolli ka thënë se AKR është e përgatitur të futet e vetme në zgjedhje por varësisht nga interesi, kjo parti mund të futet në koalicione parazgjedhore.

“PDK është me pak e dëshiruar për një koalicion parazgjedhor, të gjitha tjerat janë opsione më të mundshme”.

Ai ka thënë se në bazë të analizave të tyre AKR mund të merr rreth 10% në zgjedhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori