LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Kelmendi nga Rio: Dua t’i tregoj botës se jemi të barabartë

Majlinda Kelmendi nga Rio: Dua t’i tregoj botës se jemi të barabartë

Të valëvisësh flamurin mund të jetë një çështje e vështirë, si thikë me dy presa në Kosovë. Flamuri kuqezi me shqiponjën dykrenare i Shqipërisë shfaqet kudo në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Ndërkohë në Mitrovicë, në pjesën veriore të urës së famshme mbi lumin Ibër, që ndan dy pjesët e qytetit, ai serb valëvitet në mënyrë sfiduese.Por, 8 vite pas deklaratës së njëanshme të Pavarësisë nga Serbia, flamuri zyrtar i Republikës së Kosovës mbetet për pjesën dërrmuese të popullsisë një zgjedhje e dytë. Dizajni i pakëndshëm nuk ngjall aq shumë devotshmëri krahasuar me atë me ngjyrat kuqezi.

Duket si një zgjedhje diplomatike, përzgjedhja e një ngjyre blu (pasi e kuqja e shqiptarëve ishte jashtë çdo diskutimi), me një vijëzim grafik të kufijve të shtetit (si shenjë paralajmëruese kundër çdo ndryshimi të së ardhmes), si dhe 6 yjet, që simbolizojnë grupet kryesore etnike të Kosovës.Megjithatë, në Rio de Janeiro ky flamur do të valëvitet për herë të parë në Lojërat Olimpike. Madje do të mbahet nga një atlete që mbetet pretendentja kryesore për medaljen e arit në sportin ku ajo garon.


Krejt lajmet rreth lojërave olimpike Rio 2016
Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth lojërave olimpike Rio 2016

Majlinda Kelmendi është kampione e dyfishtë botërore në sportin e Xhudos, e vlerësuar madje edhe si më e mira e çdo lloj kategorie në vitin 2014, ndërkohë që ka ribërë të sajin titullin e kampiones së Europës, pasi dëmtimet e penguan atë të garonte përgjatë pjesës më të madhe të vitit 2015.“Ishte një vit i vështirë, por u riktheva fuqishëm”, thotë ajo pas një seance stërvitore në sallën e Xhudos që ndodhet në pyjet e Pejës, vendlindjes së saj. Kjo nuk do të jetë hera e parë që Majlinda merr pjesë në një Olimpiadë.

Në Londër, ajo përfaqësonte ngjyrat e Shqipërisë, por nuk arriti të siguronte një vend mes medalisteve, duke e lënë atë me ndjenja të përziera se cilin flamur duhej të mbante në Brazil, sërish atë të Shqipërisë apo të Kosovës.“Dua të përfaqësoj Kosovën si një shtet i ri, në mënyrë që ta promovoj atë. Por nuk kam shumë dëshirë të flas për këtë, thjesht dua të fokusohem në stërvitje dhe në sportin tim. Në Londër isha mjaftueshëm e përgatitur dhe e fortë, por u përfshiva thellësisht nga mendimet se çfarë do të thoshin njerëzit nëse fitoja apo humbisja. Më pas, kur Rio të mbarojë, mund të flasim sesi u ndieva si flamurmbajtëse e delegacionit të vendit tim”, transmeton tch.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori