LAJMI I FUNDIT:

Majlinda flet për sukseset në të ardhmen, si e motivon vetën dhe për dashurinë e madhe që ka nga populli shqiptar

Majlinda flet për sukseset në të ardhmen, si e motivon vetën dhe për dashurinë e madhe që ka nga populli shqiptar

Majlinda Kelmendi edhe një herë bëri krenar të gjithë shqiptarët, pasi xhudistja nga Kosova arriti të shpallet kampione e katërfishtë në Grand Slamin e Parisit.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ajo foli për shumë gjëra, ku nuk harroi të flet edhe për dashurinë dhe përkrahjen e madhe që ka nga populli shqiptar.


Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Paris (Foto)
Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Paris (Foto)

Majlinda është e lumtur për këtë fillim të mirë të vitit 2017, por ajo premtoi edhe shumë suksese tjera.

“Ndihem mirë dhe e lumtur, ishte gara e parë e fortë pas Lojërave Olimpike dhe të të them të vërtetën isha pak nervoze. Por, u ndjeva mirë, pushova pas Olimpiadës rreth tre javë dhe pastaj rifillova prapë pasi nuk dua të pushoj shumë, sepse është shumë e vështirë të rifillosh prapë dhe jam e lumtur që e kam filluar mirë këtë vit”.

Dominimi i Majlindës në Paris bie në sy edhe të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (Foto)
Lexo po ashtu Dominimi i Majlindës në Paris bie në sy edhe të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (Foto)

Jeni kampionia e parë botërore e Kosovës, çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj që nga Rio? Jam heroinë në vendin tim, njerëzit më shikojnë si një shembull i mirë, si diçka që ata duhet të behën dhe kjo më bën të lumtur dhe krenare me vetën pasi nuk është e lehtë të bëhesh kampione bote dhe olimpike nga Kosova, sepse të gjithë e dimë që Kosova është një vend i vogël dhe ne kemi shumë probleme atje, por jeta ime nuk ka ndryshuar shumë që nga koha kur nuk isha shumë e famshme. Njerëzit vijnë në shtëpinë time vetëm për të më përqafuar dhe kjo është dika speciale dhe unë mund ta ndjej se njerëzit më përkrahin dhe duan”.

“Ashtu si në vitin 2013 e fillova me Parisin dhe ky është një fat i mirë për mua dhe kështu doja që të filloja mirë me Parisin dhe fatmirësisht shkoi ashtu siç e kisha planifikuar”.

Momentet e triumfit të Majlindës dhe Distrias, ndarja e medaljeve dhe intonimi i himnit të Kosovës në Paris (Foto/Video)
Lexo po ashtu Momentet e triumfit të Majlindës dhe Distrias, ndarja e medaljeve dhe intonimi i himnit të Kosovës në Paris (Foto/Video)

Ishe këtu më parë, por çka e bënë Parisin dhe këtë stadium kaq special? Tifozët janë special, në luftën e dytë isha ndaj francezes dhe gjithë duartrokitnin për atë dhe për mua dhe kjo nuk ndodh në shumë shtete, dhe kjo është ajo pse e dua Parisin. Ata e kuptojnë xhudon, i përkrahin gjithë xhudistët këtu dhe kjo është diçka speciale dhe e mirë. Atmosfera dhe çdo gjë tjetër është krejtësisht ndryshe nga garat tjera”.

Cilat janë planet tuaja, çfarë do të shohin në të ardhmen dhe cili është qëllimi yt për këtë vit? Nuk e di nëse do të bëjë ndonjë garë tjetër para Evropianit, sepse dua të stërvitem mirë dhe të fokusohem për Kampionatin Evropian, por qëllimi është Kampionati Botëror dhe të fitoj prapë titullin”.

Kaq para i takojnë Majlindës për medaljen e artë në Paris
Lexo po ashtu Kaq para i takojnë Majlindës për medaljen e artë në Paris

Si e motivon vetën, si qëndron e motivuar? Jam shumë e motivuar, tash edhe më shumë, sepse e di që në çdo garë që shkoj kundërshtarët duan të më mposhtin, duan të mposhtin kampionen olimpike dhe kështu kjo më motivon dhe më bën që të stërvitem tre herë më shumë”, ka thënë Majlinda pas fitores. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori