Reperi i Babastars, Majk, është duke punuar në projektin e ri.

Sipas burimeve të Telegrafit së fundmi Majk ka qëndruar në studio me Dujën dhe Str8 Fiya të cilët janë edhe autorët e instrumentalit.


Bëhet fjalë për një këngë ritmike pranverore e cila pritet të lansohet jo më larg se deri në fund të këtij muaji.

Videoklipi pritet të xhirohet nga Entermedia, kurse ky projekt e sjellë Majkun më ndryshe nga projekti “Le t’Xhelozojnë” që ishte më shumë manifest hip hopi.

Majk vazhdon të jetë një nga artistët më të kërkuar të hip hop skenës shqiptare. /Telegrafi/