Sot (e martë) është një ditë mjaft e rëndësishme për reperin e popullarizuar të skenës shqiptare, Majk.

Kjo ngase djali i tij i vetëm, Roani, feston ditëlindjen e tretë dhe me këtë rast nuk ka munguar një urim i veçantë nga i ati.

I njëjti ka publikuar dy fotografi pranë tij në llogarinë personale, Instagram, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të mira për të birin.

View this post on Instagram

Dashuri ❤️ @roani_17

A post shared by MAJK (@majkaveli) on Jan 23, 2020 at 5:36am PST

“Urimë ditëlindjen e tretë zemra e babait. T’i dëshiroj të gjitha të mirat e kësaj bote. Të don babi”, ka shkruar ai krahas imazheve.

Të gjitha lajmet nga Majk Të gjitha lajmet nga Majk

Në hapësirën për komente, Kastriot Rexha (emri i vërtetë i reperit) pranoi urime të shumta nga miqtë dhe kolegët e tij.

Roani përndryshe është djali i Majk dhe bukuroshes nga Prishtina, Majlinda Zeka, të cilët pavarësisht se janë të ndarë ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin. /Telegrafi/