LAJMI I FUNDIT:

Maignan, Leao dhe The Hernandez – Tensione në kampin e Milanit pas shkarkimit të Maldinit

Maignan, Leao dhe The Hernandez – Tensione në kampin e Milanit pas shkarkimit të Maldinit

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, do të ngarkohet të zgjidhë tensionet në kampin e Milanit pas shkarkimit të papritur të drejtorit teknik Paolo Maldini.

Ish-mbrojtësi legjendar u largua nga klubi të hënën pas një takimi të shkurtër por të tensionuar me pronarin Gerry Cardinale, një situatë që i ka futur kuqezinjtë në një gjendje kaosi.

Fansat janë tërbuar nga ky veprim dhe “hashtag-u #CardinaleOut” është rritur me shpejtësi në rrjetet sociale.

Shkarkimi i Maldinit ndryshon objektivat e transferimeve të Milanit
Lexo po ashtu Shkarkimi i Maldinit ndryshon objektivat e transferimeve të Milanit

Maldini, i cili kaloi tërë karrierën e tij 24-vjeçare si lojtar me Milanin, ishte një figurë kyçe pas kthimit të ekipit në nivelet e larta të Serie A, duke sjellë një numër lojtarësh kryesorë që ndihmuan skuadrën të ngrinte Scudetton e tyre të parë në një dekadë.

Sipas gazetës La Repubblica, tensionet kanë filluar të krijohen mes lojtarëve të Milanit pas shkarkimit të Maldinit, një situatë që drejtori Furlani tani do të duhet të përpiqet dhe ta zgjidhë, duke filluar me rinovimin e kontratës së Mike Maignan.

Rafael Leao dhe Theo Hernandez, të cilët të dy ishin të bindur nga Maldini për të përkushtuar të ardhmen e tyre në klubin kuqezi, janë gjithashtu të pakënaqur dhe situata mund t’i shtyjë ata të fillojnë të eksplorojnë planet e largimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori