LAJMI I FUNDIT:

Maignan dhe Tomori u abuzuan në mënyrë racore nga tifozët e Cagliarit, kjo krijoi një përleshje mes ekipeve pas ndeshjes

Maignan dhe Tomori u abuzuan në mënyrë racore nga tifozët e Cagliarit, kjo krijoi një përleshje mes ekipeve pas ndeshjes

Një përleshje shpërtheu pas fishkëllimës së fundit të fitores 1-0 të Milanit ndaj Cagliarit, pasi kjo thuhet se erdhi për shkak se pati disa abuzime raciste nga tifozët e ekipit vendas.

Mike Maignan ishte më afër fundit të Cagliarit dhe po festonte pas vërshëllimës së fundit, së bashku me bashkëlojtarin e tij Fikayo Tomori.


Megjithatë, dyshja e Rossonerëve u abuzuan në mënyrë racore nga tifozët vendas dhe kjo ndodhi disa herë radhazi.

Maignan vuri njërën dorë në vesh, duke u ‘tallur’ me tifozët dhe duke i nxitur ata të vazhdonin, gjë që tërboi lojtarët e Cagliarit.

Ata menduan se Maignan po provokonte tifozët e tyre dhe reaguan me zemërim, duke shkaktuar një përleshje masive, ku u përfshin lojtarë nga të dyja skuadrat, anëtarët e stafit dhe drejtorin e Milanit, Paolo Maldini, i cili ishte në mes duke u përpjekur të qetësonte të gjithë.

Sipas Sky Sport Italia, grindja më pas u përkeqësua mes Zlatan Ibrahimovic dhe Joao Pedro, të cilët vazhduan të ofendonin njëri-tjetrin edhe duke shkuar në tunel.

Fatkeqësisht kjo nuk ishte hera e parë që tifozët ultras të Cagliarit janë fajtorë për abuzim racist, pasi ka pasur disa incidente gjatë viteve të fundit.

Ata kishin fyer gjithashtu sulmuesin e Juventusit, Moise Kean dhe sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori