LAJMI I FUNDIT:

“Magjia” e vërtetë brenda Shtëpisë së Bardhë! Melania Trump prezanton dekorimin për festat e fundvitit (Video)

“Magjia” e vërtetë brenda Shtëpisë së Bardhë! Melania Trump prezanton dekorimin për festat e fundvitit (Video)

Këtë fundvit anë Krishtlindjet e para për Zonjën e Parë të ShBA-së, Melania Trump që i feston në Shtëpinë e Bardhë.

Mu për këtë fakt, ajo është kujdesur që Krishtlindjet për të këtë vit të jenë më speciale dhe të paharrueshme.


Melania Trump

Ndaj dhe Shtëpia e Bardhë ka përfunduar dekorimin për festat e fundvitit, ndërsa Zonja e Parë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video, përmes së cilës prezanton ambientin e rregulluar bukur për Krishtlindje.

Tema e dekorimit këtë vit ka qenë “Time-Honored Traditions”, ndërsa videoja e publikuar nga Melania në rrjetet sociale, ka sjell mjaft replika.

“Presidenti, Barron dhe unë jemi të lumtur për Krishtlindjet tona të para në Shtëpinë e Bardhë. Si shumë familje në vend, traditat e festave janë shumë të rëndësishme për ne. Shpresoj që kur të vizitoni Shtëpinë e Popullit këtë vit, vizitorët të marrin ndjesinë e të qenit në shtëpi për pushime”, shkruan Zonja e Parë, Melania Trump.

Sipas protokollit të Shtëpisë së Bardhë, dekorimi përfshin një bresh në përkujtim të familjeve të ushtarëve të “Gold Star”, edicionin e 1866 të “A Christmas Carol”, porcelanet e presidentit Ronald Reagan dhe një pemë zyrtare Krishtlindjesh të Shtëpisë së Bardhë, me elemente kristali të zbukuruar me vulat e çdo shteti dhe territori.

Videoja e publikuar nga Zonja e Parë në Twitter ka shfaqur “magjinë” e festave të këtij fundviti në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother:  Nuk kam dëshirë të flas për të

Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother: Nuk kam dëshirë të flas për të

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Kalo në kategori