LAJMI I FUNDIT:

Madonna konfirmon se do të ricaktojë data të reja për turneun, pas shtyrjes së tij për shkak të problemeve me shëndetin

Madonna konfirmon se do të ricaktojë data të reja për turneun, pas shtyrjes së tij për shkak të problemeve me shëndetin

Madonna, 64 vjeçe, ka konfirmuar se do të ricaktojë datat në turneun e saj “Celebration” pas problemeve shëndetësore.

Këngëtarja e “Like A Prayer”u shtrua në spital së fundmi për shkak të një infeksioni bakterial të rrezikshëm për jetën.

Megjithatë, diva e muzikës është kthyer në këmbë pas disa javësh në intubim.


Madonna u tha miliona ndjekësve të saj në Instagram se datat e ndryshimit të turneut do të shpalleshin në ditët në vijim.

Krijuesja e hitit “4 Minutes” fillimisht u detyrua të anulonte turneun e saj “Celebration” kur u dërgua me urgjencë në spital pas një infeksioni të tmerrshëm sepsis.

Siç raportoi më parë DailyMail, ikona e popit reflektoi duke thënë, ‘sa me fat jam që jam gjallë’ në Instagram kur filloi të rikuperonte forcën e saj.

Mjekët e kishin informuar përpara shtrimit të saj në spital se sa “e lodhur, e dobët dhe e rraskapitur” dukej ylli e lindur në Michigan.

Pavarësisht pengesave të tmerrshme për këngëtaren e “La Isla Bonita”, ajo ka zgjedhur të adoptojë një mentalitet pozitiv në rrugën e rimëkëmbjes.

Madonna përcjell nga afër koncertin e Beyonce, pozojnë bashkë në prapaskenën e turneut "Renaissance"
Lexo po ashtu Madonna përcjell nga afër koncertin e Beyonce, pozojnë bashkë në prapaskenën e turneut "Renaissance"

“Të jem në gjendje të lëviz trupin tim dhe të kërcej vetëm pak më bën të ndihem si ylli më me fat në botë”, ka thënë ajo.

Turneu i këngëtares “Celebration” duhej të festonte katër dekadat e saj të hiteve.

Fillimisht, turneu ishte planifikuar të niste këtë të shtunë në Detroit.

Rruga e riplanifikuar e turneut dhe datat e turneut ende nuk janë konfirmuar nga këngëtarja dhe ekipi i saj.

Megjithatë, Madonna shkroi në një postim në Instagram të 10 korrikut se, ‘plani aktual është që të riplanifikohet pjesa e turneut në Amerikën e Veriut dhe të fillojë në tetor në Evropë’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori