LAJMI I FUNDIT:

Macron publikon videon e fjalimit të tij në Beograd me titra shqip

Macron publikon videon e fjalimit të tij në Beograd me titra shqip

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës ditore në Serbi, ka takuar krerët shtetërorë, ndërkaq ka folur edhe për Kosovën.

Ai ka theksuar se ‘Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe ne duhet të ndihmojmë që kjo të bëhet fakt.’


Edhe pse mediet serbe kanë injoruar deklaratën e tij për Kosovën, ai ka publikuar videon e fjalimit në Beograd edhe në gjuhën shqipe.

“Mesazhi im në Beograd”, ishte titulli i vidos i shkruar në shqip

Pra në faqen e tij në Facebook, Macron ka mundësuar qasjen në videon e tij edhe me titra shqip, përmes një mënyrë të thjeshtë të klikimit.

Ekskluzive: Këto ishin deklaratat e Macron në Beograd që nuk u transmetuan nga mediat serbe
Lexo po ashtu Ekskluzive: Këto ishin deklaratat e Macron në Beograd që nuk u transmetuan nga mediat serbe

“Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruan Presidenti i Francës në videon e tij.

Video e postuar nga Macron në faqen e tij dhe mbishkrimi shqip

Gjatë vizitës në Serbi, Macron u takua edhe me një grup studentësh, mes të cilëve ishin edhe dy shqiptarë.

Ata e njohën presidentin me problematikat që hasin të rinjtë në Ballkan dhe me projektet e tyre për të krijuar një të ardhme në vendlindje.

Për ta shikuar videon klikoni KËTU , ndërsa mē poshtë në fotografi keni një pjesë të videos në fjalë të titruar në shqip nga faqja e presidentit francez. /Telegrafi/