LAJMI I FUNDIT:

Macron kërkon zgjidhje urgjente për Brexit

Macron kërkon zgjidhje urgjente për Brexit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot kërkoi nga Britania e Madhe që para samitit në Bruksel javën e ardhshme, të paraqesë planin dhe të ndalojë vonesën në Brexit, duke paralajmëruar se Londra rrezikon të përballet me një largim “të çrregullt” nga Bashkimi Evropian.

“Nëse Britania e Madhe nuk është e aftë të arrijë një zgjidhje që do të ketë mbështetjen e shumicës gati tre vjet pas referendumit, Brexit do të zgjidhet në vetvete pa një marrëveshje”, tha Macron.


Macron tha se pavarësisht nëse ky plan alternativ përfshin zgjedhje të parakohshme, referendum apo një vendim për bashkim doganor, vendimi i takon Britanisë së Madhe, por përgjigja sipas tij është e nevojshme menjëherë.

Kryenegociatori i BE-së Michel Barney më herët tha se pavarësisht nga një parashikim i zymtë, ende ekziston një shans për të arritur një marrëveshje mbi Brexit në samitin e Londrës më 10 prill.

Nëse BE dhe Britania nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët deri në atë kohë, Britania do të lërë zyrtarisht bllokun evropian zyrtarisht më 12 prill, pa asnjë marrëveshje. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori