Një aeroplan turistik është rrëzuar në Peru, duke lënë të vdekur 13 persona, sipas autoriteteve lokale.

Aeroplani u rrëzua në një fushë pranë Nazcas, një qytet në bregdetin jugor të Perusë i famshëm për atraksionet e tij arkeologjike dhe turistike.




Autoritetet thanë se aeroplani po fluturonte mbi vijat Nazca, një seri gjeoglifesh të lashta të gdhendura në shkretëtirë, të cilat mund të shihen plotësisht vetëm nga ajri.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Autoritetet peruane kanë nisur një hetim dhe më shumë detaje rreth rrethanave të aksidentit priten pas hetimit. /Telegrafi/