LAJMI I FUNDIT:

Macron e Putin takohen më 19 gusht

Macron e Putin takohen më 19 gusht

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për bisedime në 19 gusht, në një takim që do të zhvillohet pak ditë përpara se ai të mikpresë samitin e G7-tës.

Bisedimet pritet të zhvillohen në kështjellën Breganco, që gjendet në brigjet e Detit Mesdhe. Jo më kot e ka zgjedhur kreu i elizesë një vend të tillë; kështjella sipas tij ofron një ambjent që mundëson “të punohet në izolim, por edhe të priten liderë të huaj”, ashtu siç në të vërtetë do të bëjë pas pak javësh me shefin e Kremlinit.

Sipas agjensisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, përgatitjet për vizitën e Putinit në Francë, kane nisur menjëherë. Samiti i krerëve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës do të zhvillohet nga data 24 deri në 26 gusht. Franca është ajo që mban aktualisht presidencën e G7-tës për 2019-tën, transmeton KP.

Grupi quhej më parë G8, por Rusia u përjashtua prej tij pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë. Në një intervistë të dhënë në muajin qershor, Macron qe shprehur se kërkon ti japë një shtysë të re dialogut strategjik me Rusinë.

Marrëdhëniet franko-ruse kanë qenë në krizë sidomos që prej episodit të krimesë në 2014-tën, megjithatë marrëdhënia mes dy vendeve mbetet e gjerë dhe kontaktet e nivelit të lartë, nuk janë ndërprerë asnjëherë.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori