LAJMI I FUNDIT:

LVV për deklaratën e Bahtirit për vëllavrasje: Nuk kemi nevojë për asnjë konflikt

LVV për deklaratën e Bahtirit për vëllavrasje: Nuk kemi nevojë për asnjë konflikt

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri sot në një deklaratë të tij dhënë për RTV Dukagjini, tha se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Bahtiri i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.


Bahtiri: Presidenti t’i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje
Lexo po ashtu Bahtiri: Presidenti t’i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje

Lidhur me këtë deklaratë tij, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk kemi nevojë për asnjë konflikt.

Zëdhënësi për media i LVV, Arlind Manxhuka ka thënë për Telegrafin, se pas kalimit të pandemisë së coronavirusit, në përputhje me Kushtetutën do të shkohet në zgjedhje.

“Aktualisht jemi duke u marr në mënyrë të plotë me Pandeminë Covid19 dhe posa ky virus të largohet e të rikthehet normaliteti, në përputhje me Kushtetutën të shkohet në zgjedhje të reja siç kemi deklaruar edhe ditë më parë. Nuk kemi nevojë për asnjë konflikt, së bashku me qytetarët e vendit, me disiplinën tonë të përbashkët, do ta kalojmë edhe pandeminë edhe secilin problem tjetër”, ka thënë Manxhuka.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur pas rrëzimit të Qeverisë. /Telegragfi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori