LAJMI I FUNDIT:

Luta mbjell lule për Ditën e Tokës

Luta mbjell lule për Ditën e Tokës

Me një sërë aktivitetesh, Komuna e Gjilanit ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

I pari që mbolli lule ka qenë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili tha se gjatë tërë ditës do të mbillen shumë lule dhe shumë fidane, sikurse edhe që do të bëhet pastrimi i mbeturinave gjithandej territorit të komunës.


“Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, Gjilani në bashkëorganizim me organizatat e fëmijëve, të rinjve, shkollave fillore dhe organizatën “Gjilani Riciklon”, po mbjellim lule, gjelbërim, pastrim, e largim të mbeturinave dhe shumë aktivitete tjera. Besoj shumë që Gjilani po zgjerohet në kuptimin e gjelbërimit, kemi mbjellë shumë më shumë fidane e lule për krjimin e ambientit më të mirë për qytetarët”, tha Haziri.

Kreu i Gjilanit e ka falënderuar bashkatdhetarin nga Austria, i cili ka dhënë donacion 57 palë veshje punë për punëtorët e “Ecohigjienës” të cilët punojnë në terren dhe 3 karroca për personat me nevoja të veçanta. ​/Telegrafi/