LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku, Qeverisë: Do të mbaheni mend për hajni e degradim të institucioneve

Lushtaku, Qeverisë: Do të mbaheni mend për hajni e degradim të institucioneve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim, hajni e degradim të institucioneve.

Në seancën ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2024 në lexim të dytë, Lushtaku ka thënë se Qeveria nuk ka marrë parasysh kërkesat e qytetarëve, sindikatave dhe shumë organizatave buxhetore.


“Do të mbaheni në mend vetëm për demagogji për bllokim të komisioneve hetimore, për fshehje të hajnive dhe degradim të çdo institucioni. E keni harruar Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, Rozeta Hajdarin, i keni harruar hajnitë për miellin e vajin, por qytetari nuk harron se në fund të ditës kujtesa historike dhe institucionale do të mbetet dhe gjithsesi se do të ballafaqoheni edhe me të drejtën”.

Deputeti i PDK-së tutje ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për të ndarë nga 100 euro shtesë për fëmijët dhe pensionistët.

Ai ka deklaruar se qytetarët nuk mund të mbahen me këto shtesa të fundvitit.

“Nuk mund të mbahen qytetarët me një shtesë të fundvitit vetëm pse nuk ka ditur të sjell projekt të madh që të zvogëloj varfërinë në Kosovë. Ende kemi qytetarë që jetojnë në varfëri të skajshme. I keni pasuru njerëzit e juaj në kurriz të partisë. Ekspertët partiakë po paguhen besa edhe me nga 1 mijë euro në ditë”, ka thënë Lushtaku. /Telegrafi/