LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Nuk merrem me komente në rrjetet sociale, është e palogjikshme që t’ia lëshojmë ndeshjen Feronikeli

Lushtaku: Nuk merrem me komente në rrjetet sociale, është e palogjikshme që t’ia lëshojmë ndeshjen Feronikeli

Drenica dhe Feronikeli e kanë zhvilluar derbin rajonal të shtunën në Ipko Superligë.

Ishte skuadra e Zekirija Ramadanit që mori fitore të vështirë me rezultat 0-1 në Skënderaj.


Por pas përfundimit të ndeshjes shumë tifozë ishin vërsulur në faqen e klubit drenicas duke e akuzuar Drenicën për lëshim të ndeshjes ndaj Niklit.

E për këtë Telegrafi ka kontaktuar trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtaku i cili i ka hedhur poshtë këto akuza.

“Të them të drejtën nuk merrem fare me komente e as nuk jam marrë ndonjëherë”.

“Nuk ka kurrfarë logjike që ne t’ia lëshojmë ndeshjen Niklit, kur vet kemi qenë dhe jemi të rrezikuar”.

“Kemi pasur shumë mungesa të rëndësishme në atë takim dhe kjo e ka bërë të vetën, jemi mundur shumë për të marrë pikë por në fund nuk ia dolëm”, deklaroi trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.

Tifozët e Drenicës me komente akuzuese për sfidën ndaj Feronikelit
Lexo po ashtu Tifozët e Drenicës me komente akuzuese për sfidën ndaj Feronikelit

Drenica aktualisht është në pozitën e gjashtë në tabelë me 38 pikë, vetëm tri më shumë se Gjilani në pozitën e 10-të që i dërgon në Barazh.

Por trajneri i ekipit kuqezi, Tahir Lushtaku nuk e sheh ekipin e tij në barazh në fund të sezonit.

“Fitorja e Flamurtarit në Gjilan pak e ka komplikuar këtë punën e skuadrave që po luftojnë për t’i ikur barazhit, pasi tani duhen më shumë pikë për ta siguruar matematikisht mbijetesën”.

“Unë Drenicën nuk e kam parë asnjëherë në barazh që nga fillimi i sezonit dhe mendoj që nuk rrezikojmë”.

“Jemi të gjitha afër me pikë, por besoj se në fund do ta mbyllim kampionatin në pozitën e pestë ose të gjashtë”, u shpreh Lushtaku.

Tri ndeshjet e fundit të Drenicës janë ndaj Flamurtarit dhe Lirisë në udhëtim ndërsa do ta presin Ballkanin në Skenderaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori