LAJMI I FUNDIT:

Lundstram i Rangers mori karton të kuq pas një ndërhyrje shumë të egër ndaj Boyle të Hibernianit

Lundstram i Rangers mori karton të kuq pas një ndërhyrje shumë të egër ndaj Boyle të Hibernianit

Mesfushori i Rangers, John Lundstram ka marrë një karton të kuq në ndeshjen e pasdites së sotme (e shtunë) pas një ndërhyrje ndaj Martin Boyle të Hibernianit.

Pas tri fitoreve radhazi në tri ndeshjet e para të sezonit 2022/23, Rangers u ndalen me barazim 2-2 në udhëtim te Hibernian.

Klubi më i trofeshëm skocez ishte afër të merrte fitoren, por pranuan gol vetëm në minutat shtesë, pasi ishin me dy lojtarë më pak, pas dy kartonëve të kuq.


Megjithatë, vëmendjen e ka vjedhur kartoni i parë i kuq i ndeshjes i marrë nga mesfushori Lundstram, i cili iu bashkua Rangers verën e kaluar nga Sheffield United dhe shpejt u bë shtylla kryesore në ekipin e Giovanni van Bronckhorst.

Ai me të vërtetë ka dëshmuar të jetë një blerje e shkëlqyer nga skuadra skoceze, edhe pse 28-vjeçari pati një moment për t’u harruar me fanellën blu sot (e shtunë) pasdite.

Anglezit iu dha një karton i kuq direkt për një nga faullet më cinike që mund të shihni ndonjëherë në një mjedis profesional.

Mesfushori goditi brutalisht me shqelm nga mbrapa një lojtar kundërshtar për të ndalur një kundërsulm të Hibernian ndërsa Rangers ishte në epërsi 2-1.

Pas kësaj ndërhyrje, gjyqtari nuk mendoi dy herë dhe e ndëshkoi anglezin me karton të kuq.

Sebastian Rode u gjakos i tëri pas goditjes në kokë nga Lundstram, mesfushori i Frankfurtit tregon qepjet në kokë
Lexo po ashtu Sebastian Rode u gjakos i tëri pas goditjes në kokë nga Lundstram, mesfushori i Frankfurtit tregon qepjet në kokë

Kjo nuk është hera e parë që Lundstram përfundon me karton të kuq shkaku i ndërhyrje të ashpra.

Ai  fundmi njihet edhe për lëndimin në kokë që ia shkaktoi Sebastian Rodes në finalen e Ligës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/

https://youtu.be/dHud7ukV9lk?t=133

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori