Reperi i njohur Lumi B ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

"Makiato" mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore, dhe është punuar nga Cekic Beatz dhe Big Bang.


lumib1 Lumi B gjatë xhirimeve të klipit të ri "Makiato"

Ndërsa për tekstin, ashtu si në çdo këngë tjetër të tij, është kujdesur vet reperi.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe i përshtate shumë këngës.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit PinkMoon Creative.

lums4

Lumi B është një prej rap-artistëve më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Gjatë verës ai pritet që të jetë shumë i angazhuar me koncerte, gjersa nuk do të mungojnë edhe këngë tjera të reja. /Telegrafi/