LAJMI I FUNDIT:

Lukaku pajtohet për të kaluar te Interi, pritet vetëm marrëveshja mes klubeve

Lukaku pajtohet për të kaluar te Interi, pritet vetëm marrëveshja mes klubeve
Romelu Lukaku (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka rënë dakord të largohet nga Manchester Unitedi për t’u transferuar te Interi.

Sipas mediumit britanik The Sun, Lukaku ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë prej 180 mijë funtesh apo 202 mijë eurosh në javë për t’u bashkuar me Interin.


Sulmuesi belg tani mund të largohet nga Manchester Unitedi, por klubi italian duhet të paguajë 75 milionë funte apo 85 milionë euro për të.

Trajneri i Belgjikës, Martinez: Lukaku duhet të largohet nga Manchester United
Lexo po ashtu Trajneri i Belgjikës, Martinez: Lukaku duhet të largohet nga Manchester United

Lukaku ka humbur vendin e tij të titullarit në Old Trafford nën menaxherin Ole Gunnar Solskjaer dhe një largim është i pashmangshëm.

26-vjeçari ka arritur një marrëveshje në parim me Interin që do të hyjë në fuqi kur të arrihet edhe marrëveshja midis klubeve.

Interi planifikon të ofrojë Icardin dhe para për Lukakun
Lexo po ashtu Interi planifikon të ofrojë Icardin dhe para për Lukakun

Paga prej 9 milionë funteve në vit është e njëjta nga ajo që mund të merrte nëse do të qëndronte te Unitedi sezonin e ardhshëm.

Belgu kishte pagë prej 225 mijë në javë, por ajo do të ulej për 45 mijë euro në javë pas dështimit të Unitedit të kualifikohej për Ligën e Kampionëve në sezonit e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori