LAJMI I FUNDIT:

Lukaku: Jay-Z më ka mësuar se si të qëndroj në maja, si të bëhem fitues

Lukaku: Jay-Z më ka mësuar se si të qëndroj në maja, si të bëhem fitues

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka thënë se reperi Jay-Z e mësoi se si të qëndroj në maja, si të bëhem fitues.

Sulmuesi belg u transferua në Inter në verën e vitit 2019 dhe që atëherë ka shënuar 64 gola në 95 ndeshje konkurruese me Nerazzurrët.


Ai e ndihmoi klubin të arrinte Finalen e Ligës së Evropës në sezonin e tij të parë dhe më pas e ndihmoi skuadrën të fitonte Scudetton e tyre të parë në 11 vjet me 24 gola në 36 ndeshje të Serisë A.

Lukaku zgjidhet më i miri në Serie A – belgu nuk harron t’i falënderojë personat kyç
Lexo po ashtu Lukaku zgjidhet më i miri në Serie A – belgu nuk harron t’i falënderojë personat kyç

Lojtari 28-vjeçar foli për miqësinë e tij me reperin Jay-Z dhe se si amerikani e ndihmoi atë të qëndronte i duruar dhe të punonte shumë për synimet e tij.

“Muzika është një mënyrë për ta mbajtur veten të lidhur me vështirësitë që kam kaluar në jetën time”, deklaroi Lukaku për La Gazzetta dello Sport. “Me gjithë përvojën time”.

“Është shumë e rëndësishme: jo vetëm një hobi, por një pjesë e imja. Miqësia ime me Jay-Z? Ai më mësoi se si të qëndroj në maja, si të bëhem fitues”.

Agjencia e Jay-Z po e pushton botën e futbollit – disa nga lojtarët më të mirë janë tashmë pjesë e saj
Lexo po ashtu Agjencia e Jay-Z po e pushton botën e futbollit – disa nga lojtarët më të mirë janë tashmë pjesë e saj

“Më kujtohet kur ai më tha: ‘Nëse vërtet mendon se Interi është hapi që duhet të bësh për të fituar, bëje’. Gjatë vitit tim të parë, unë dhe shokët e mi të skuadrës ishim afër suksesit, por në sezonin e fundit ia dolëm me punë, durim, djersë dhe sakrifica”.

“Vetëm mënyra se si më kishte treguar Jay”, ka shtuar më tej Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori