LAJMI I FUNDIT:

Luka Modric merr edhe një çmim individual – ai shpallet “Golden Foot 2019”

Luka Modric merr edhe një çmim individual – ai shpallet “Golden Foot 2019”

Luka Modric e ka fituar çmimin “Golden Foot 2019”, një trofe individual që jepet për futbollistët mbi moshën 29 vjeç, karriera e të cilëve ka qenë shumë e suksesshme.

Lojtari i Real Madrid udhëtoi drejt Monacos për të marrë këtë çmim prestigjioz që e riafirmon atë si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të kohëve të fundit.


“Golden Foot” i shtohet medaljeve individuale të kroatit, që arriti maksimumin vitin e kaluar kur ai fitoi “Topin e Artë”.

34-vjeçari bëhet kështu lojtari i 17-të që mori këtë çmim (për herë të parë u dha në vitin 2003 dhe e fitoi Roberto Baggio gjatë kohës kur luante te Brescia).

“Është një nder për mua marrja e këtij çmimi. Unë po kthehem në nivelin tim më të mirë siç tregova në ndeshjen e fundit”.

“Janë shtatë ndeshje shumë të rëndësishme deri në fund të vitit dhe ne do të vazhdojmë të luajmë mirë”, ka thënë Modric gjatë ceremonisë së zhvilluar në Monaco.

Fituesi në fuqi i “Golden Foot” ishte Edison Cavani i PSG që e mori vitin e shkuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori