LAJMI I FUNDIT:

Luizi dhe Olta në ‘luftë’ me njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale, dyshohet se aktorja po blen ‘like’ për të mposhtur këngëtarin

Luizi dhe Olta në ‘luftë’ me njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale, dyshohet se aktorja po blen ‘like’ për të mposhtur këngëtarin

Big Brother VIP Albania ka dhënë një tjetër sfidë për banorët e shtëpisë së famshme.

Ata sot (e premte) kanë realizuar spektaklin ‘Big Brother Talent Show’ ku secili ka realizuar performanca të ndryshe përfshirë këndim, vallëzim apo aktrim.


Të gjitha performancat janë publikuar në faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram dhe video që merr më së shumti ‘like’ do të shpallet fituese në spektaklin e së shtunës (28 janar).

Me t’u postuar në faqen e Instagramit, fansat kanë nisur të veprojnë me pëlqime dhe komente të shumta, në minutat e parë të publikimit të videove është vënë re një dallim i madh i ‘like’-ve të perfomancës së Luizit me Tean dhe banorëve të tjerë.

Këngëtari shkodran i cili përformoi me Tean këngën hit të Ardit Gjebreas “Jetoje dhe jetën time po deshe” mori mijëra pëlqime duke lënë pas dukshëm banorët e tjerë.

Megjithatë, ishte performanca e aktores Olta Gixhari që ndonëse fillimisht nuk pranoi pëlqime të shumta, numri i tyre u rrit në një kohë rekord duke hedhur kështu dyshime që kishte blerje të ‘like’-ve.

Luizi dhe Tea emocionojnë me interpretimin e këngës së Ardit Gjebreas “Jetoje dhe jetën time po deshe”, Kiara shpreh shenja xhelozie
Lexo po ashtu Luizi dhe Tea emocionojnë me interpretimin e këngës së Ardit Gjebreas “Jetoje dhe jetën time po deshe”, Kiara shpreh shenja xhelozie

Kështu janë shprehur edhe ish-banori i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Meridian Ramçaj dhe fituesi i Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj.

Foto: Meridian Ramçaj/Instagram

Meridiani ka bërë disa postimet në llogarinë e tij në Instagram ku hedh dyshime për duke shkruar: Olta po blen like”.

Në anë tjetër Veseli ka krahasuar numrin e klikimeve dhe pëlqimeve mes videos së Luizit dhe asaj të Oltës.

Foto: Vesel Kurtishaj/Instagram

Derisa ajo e Luizit ka mbi 900 mijë klikime dhe mbi 140 mijë pëlqime, ajo e Oltës ka shënuar mbi 192 mijë klikime me 140 mijë pëlqime.

Të revoltuar janë shprehur edhe shumë fansa në hapësirën e komenteve sipër videos së Oltës.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse rezultatet do ta nxjerrin fituese Oltën apo produksioni do të marrë masa në lidhje me këtë. /Telegrafi/

Foto: Vesel Kurtishaj/Instagram

Foto: Vesel Kurtishaj/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori