LAJMI I FUNDIT:

Luiza Gega në një rrëfim për jetën personale

Luiza Gega në një rrëfim për jetën personale
(Foto: Instagram/luizagega)

Kampionia e Evropës në atletike, Luiza Gega, ka sakrifikuar shumë nga jeta e saj për t’iu përkushtuar sportit.

Sportistja ka qenë e ftuara e parë në sezonin e ri të emisionit “Ftesë në 5”. Në një intervistë me Bietën, ajo tregon disa momente nga jeta personale, teksa moderatorja e pyet nëse është dikush në zemrën e saj.


Atletja tregon se përgatitjet për Kampionatin e Atletikës e detyruan të largohet nga familja dhe njerëzit e dashur, ndërsa shton se ende nuk është dikush që të ndjekë hapin e saj të shpejtë teksa stërvitet në mal e në fushë.

E emocionuar nga pritja madhështore që iu bë - pamje nga ceremonia për kampionen shqiptare Luiza Gega
Lexo po ashtu E emocionuar nga pritja madhështore që iu bë - pamje nga ceremonia për kampionen shqiptare Luiza Gega

“Kam lënë shumë për të qenë këtu, por i kam marrë parasysh. Duhet të rrija larg një jete normale, larg familjes… Duhet të jesh psikologjikisht e përgatitur. Unë bëj një sport individual”.

(Foto: Instagram/luizagega)

“Më mungon dhe pjesa e shoqërisë, që kur shkoj në grumbullime nuk e kam. Më pëlqen që njerëzit të më njohin si jam. Nuk është dikush që do ta tregoj”.

Luiza Gega: Ky sukses nisi nga një dështim i madh 12 vite më parë, do të doja të isha edhe njëherë 20 vjeç
Lexo po ashtu Luiza Gega: Ky sukses nisi nga një dështim i madh 12 vite më parë, do të doja të isha edhe njëherë 20 vjeç

“Nuk është dikush që mund të më ndjekë për muaj të tërë në male, në fushë. Shpesh më duhet të lëviz nga Tirana, edhe nëse i kemi këtu të gjitha kushtet”, është shprehur ajo.

Atletja Luiza Gega fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Munih, duke u shpallur kampione e Evropës në 3.000 metra me pengesa dhe duke e çuar në total dy numrin e medaljeve të arta për atletikën shqiptare pas asaj të kërcimit së gjati të Izmir Smajljat. /Top Channel/

View this post on Instagram

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori