LAJMI I FUNDIT:

E emocionuar nga pritja madhështore që iu bë – pamje nga ceremonia për kampionen shqiptare Luiza Gega

E emocionuar nga pritja madhështore që iu bë – pamje nga ceremonia për kampionen shqiptare Luiza Gega

Më 20 gusht atletja Luiza Gega arriti që të fitojë medaljen e arit në 3000 metra me pengesa, duke nderuar kështu Shqipërinë dhe duke i bërë krenarë shqiptarët, kudo që janë.  

Atletja Gega ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31, duke thyer kështu edhe pritshmëritë e të gjithëve.


Shqiptarja ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer.

E pritje madhështore i është bërë në Shqipëri, ndërkaq është mbajtur edhe ceremonia e nderimit të atletes kampione të Evropës Luiza Gega, së cilës i është dorëzuar Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike.

E emocionuar dhe e prekur nga pritja që iu rezervua, Luiza Gega mbajti fjalën e rastit në kryeministri, teksa e nisi me një falënderim për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, nga familja e trajneri, deri te sponsorët e paktë që besuan te ajo.

“Ndihem më e emocionuar se kurrë dhe vendosa të vij e veshur me ngjyrat kuqezi, pasi ndihem më krenare se kurrë. Vij nga një vend i vogël dhe doja të tregoja se me punë, ne mund t’ia dalim kudo dhe kurdo. Dua të falënderoj njerëzit që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke nisur nga familja ime, që e kam bërë krenare, trajneri që më ka ndihmuar të arrij këtu. Falënderoj edhe kryeministrin për ceremoninë, e ambasadoren e BE-së për pjesëmarrjen.

Faleminderit ministres së Sportit, që me ligjin e ri më ka motivuar shumë më tepër. Faleminderit kryetarit të bashkisë, që më ka qëndruar shumë pranë dhe ka shfaqur interes të vazhdueshëm, edhe kur stërvitesha në Kenia. Sporti nuk do t’ia dijë për politikë, por ka si synim të ngrejë larg flamurin e vendit. Falënderoj gjithashtu edhe shokët e kolegët e mi, si Izmir Smajlaj, Briken Çalja, Erkand Qerimaj, etj., që më kanë mbështetur dhe motivuar me sukseset e tyre. Falënderoj kreun e KOKSH-it, që na ka siguruar një mbështetje të cilën nuk e kishim pasur kurrë më parë. Falënderoj edhe ata që më kanë mbështetur në aspektin financiar, ndonëse sponsorët kanë qenë të paktë”, ishte shprehur Gega.

Më poshtë mund të shikoni fotografi dhe video të postuara nga kryeministri i Shqipëri, Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori