LAJMI I FUNDIT:

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ish-trajneri i Barcelonës, tani i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka emëruar lojtarin më me ndikim në botë, duke befasuar me emrin e dhënë.

Enrique ka drejtuar disa nga lojtarët më të mirë në botë, si Lionel Messi, Neymar, Luis Suarez dhe Kylian Mbappe.

Por, trajneri spanjoll ka thënë se lojtari më me ndikim në botën e futbollit sot është Ousmane Dembele.


Dembele shpjegon vendimin për t'u larguar nga Barcelona
Lexo po ashtu Dembele shpjegon vendimin për t'u larguar nga Barcelona

“Unë vazhdoj të insistoj në pikën time: Ousmane Dembele është futbollisti më me ndikim në botë. Nuk ka dyshime”, ka thënë fillimisht Enrique.

“Dembeles nuk i interesojnë gabimet. Ai vazhdon, i pëlqen të provojë. Ai nuk i dëgjon kritikat… ai gjeneron gjithmonë gjëra të mira”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Dembele së fundmi shënoi golin e tij të parë për PSG-në në 16 ndeshje fundjavën e kaluar. Edhe pse francezi ka pesë asistime, është e vështirë të shihet se sa ndikues ka qenë që nga fillimi i sezonit.

Megjithatë, ka disa të vërteta se sa i mirë mund të jetë Dembele kur vendos të luajë. Ai ishte çelësi për fitoren e titullit të Barçës sezonin e kaluar dhe është një nga lojtarët më të ndërlikuar për mbrojtësit, duke pasur parasysh natyrën e tij sulmuese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alonso i kërkon Perezit transferimin e yllit që kushton 100 milionë euro

Alonso i kërkon Perezit transferimin e yllit që kushton 100 milionë euro

La Liga
Manchester United në kërkim të një sulmuesi, ka tre emra yjesh në tavolinë

Manchester United në kërkim të një sulmuesi, ka tre emra yjesh në tavolinë

Premier League
Vetëm 48 orë kanë kaluar - shifra e çmendur që Barcelona ka fituar nga shitja e fanellave të Yamal

Vetëm 48 orë kanë kaluar - shifra e çmendur që Barcelona ka fituar nga shitja e fanellave të Yamal

La Liga
Arsenali aksidentalisht zbuloi transferimin e ri që askush nuk e dinte pasi prezantoi Madueken

Arsenali aksidentalisht zbuloi transferimin e ri që askush nuk e dinte pasi prezantoi Madueken

Premier League
Mourinho i dëshiron tre lojtarë të PSG-së te Fenerbahce

Mourinho i dëshiron tre lojtarë të PSG-së te Fenerbahce

Ligat tjera
Liverpooli dhe Real Madridi drejt shkëmbimit të yjeve – zgjidhje për dy probleme të mëdha

Liverpooli dhe Real Madridi drejt shkëmbimit të yjeve – zgjidhje për dy probleme të mëdha

Ndërkombëtare
Kalo në kategori