LAJMI I FUNDIT:

‘Luftë’ me Policinë, arrestohet i forti i Bulqizës (Video)

‘Luftë’ me Policinë, arrestohet i forti i Bulqizës (Video)

Një 31-vjeçar i shpallur në këkrim, i cili qarkullonte me armë në zonën e Zerqanit, të njësisë administrative Zerqan, Bulqizë, është arrestuar.

Sipas burimeve policore, në pranga është vënë Besmir Sula, i cili është me precedent kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve ndaj personit. Gjatë arrestimit, me makinën me të cilën lëvizte, ai ka përplasur automjetin e Policisë.


Aksioni

Policia njofton se: Në zbatim  të Planit Operacional “Vjeshtë 2017”, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo që janë kthyer në shqetësim për komunitetin, nisur edhe nga shqetësimet e banorëve të zonës së Zerqanit, Bulqizë se një shtetas qarkullon me armë dhe është kthyer në shqetësim për banorët, efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim  me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zerqani”.

Bazuar edhe mbi informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi  Besmir Sula (Zeneli), 31 vjeç, banues në Tiranë, po qarkullonte me një automjet “Land Rover”, me targa false, Tr 95 65 P,  në dalje të qytetit Bulqizë , në zonën e quajtur ‘Pishat’,  kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas si dhe kapjen e arrestimin e tij.

Në momentin që ka parë forcat e policisë, 31-vjeçari i ka dhënë gaz duke tentuar të largohet dhe me makinën që lëvizte ka goditur makinën e Policisë, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 10  fishek pistolete.

Shtetasi Besmir Sula (Zeneli), qëndronte i fshehur në një banesë të gjyshes së tij, në Zerqan, dhe në bazë të informacioneve policore kishte aksione në një fabrikë të pasurimit të kromit në Ternovë të njësisë adminsitrative Zerqan, Bulqizë.

I shpallur në kërkim   

Ky person ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” e “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Më datë 06.05.2017, Besmir Sula (Zeneli), shpallet në kërkim, pasi me datë 04.05.2017 në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.R.. Nga veprimet e para  hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Besmir Sula (Zeneli).

Shtetasi i lartpërmendur do ti dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për  veprime të mëtejshme, ku krahas veprave për të cilat është shpallur në kërkim do të procedohet edhe për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë si dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, njofton Policia.


Arrestimi Besmir Sules-Zeneli, te fortit te… by news-al

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori