LSDM: Mickoski t'u kërkojë falje qytetarëve për gënjeshtrat në lidhje me M-NAV


Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se kryetari i opozitës Hristijan Mickoski, duhet të dalë në publik dhe të kërkojë falje për siç thonë, gënjeshtrat në lidhje me rastin M-NAV.
"Gënjeshtra e fundit nga kuzhina për lajme të rreme të VMRO-DPMNE-së është skenari i prokurimit publik për M-NAV që ra sot në ujë. Mickoski edhe njëherë konfirmoi se përveç mbrojtjes së krimit të mentorit të tij Nikola Gruevski dhe përhapjes së lajmeve të rreme, nuk mund të ofrojë asgjë që është në interes të qytetarëve", thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se OBRM-PDUKM është simbol i lajmeve të rreme, trillimeve dhe të pavërtetave në dëm të shtetit, qytetarëve dhe interesave të tyre./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































