LAJMI I FUNDIT:

Lotito zbulon emrat e tre lojtarëve të Juventusit që i ka refuzuar për tu transferuar te Lazio

Lotito zbulon emrat e tre lojtarëve të Juventusit që i ka refuzuar për tu transferuar te Lazio

Lazio është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas disa viteve mungesë, pasi arriti të dalë nënkampion sezonin e fundit në Serie A.

Edhe pse në mediat italiane është përfolur për disa emra që do t’i bashkohen Lazios, ka qenë presidenti i tyre Claudio Lotito që ka refuzuar të nënshkruajë me ta.


I pari i klubit kryeqytetas ka thënë se tre futbollistët e Juventusit si Leandro Paredes, Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci i janë ofruar, por që ky ka refuzuar të nënshkruaj me ta.

Bonucci u thotë tifozëve të Juventusit se nuk dëshiron të largohet
Lexo po ashtu Bonucci u thotë tifozëve të Juventusit se nuk dëshiron të largohet

“Lo Celso, Leandro Paredes, Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci, të gjithë donin të vinin te ne, por u thamë jo. Sepse emrat e mëdhenj nuk korrespondojnë gjithmonë me rezultatet sportive”.

“Ishim shumë pranë tre lojtarëve si Ruben Loftus-Cheek, Reijnders dhe Joa Okafor, që më pas zgjodhën Milanin. Ndërsa Immobile nuk ka qenë kurrë në shitje”, ka thënë presidenti i Lazios.

Përjashtimi i Bonuccit nga Juventusi raportohet se ishte një plan disavjeçar
Lexo po ashtu Përjashtimi i Bonuccit nga Juventusi raportohet se ishte një plan disavjeçar

Lotito ka folur edhe për Domenico Berardin, duke thënë se Sassuolo kërkon shumë para për sulmuesin italian.

“Administratori i Sassuolos, që është miku im kërkon 35 milionë plus bonuse. Ai më tha që lojtari firmosi me Juventusin sezonin e kaluar dhe më pas grisi kontratën, është e vërtetë. Nuk paguaj aq shumë për një lojtar që është gati t’i mbush 30 vite”, përfundoi Lotito. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori