Futbollisti legjendar ukrainas, Andriy Shevchenko, ia ka dhuruar Robert Lewandowskit shiritin e kapitenit me ngjyrat e Ukrainës dhe i kërkoi që ta mbante atë në Kampionatin Botëror në Katar që do të zhvillohet gjatë këtij viti (20 nëntor – 18 dhjetor).

Ish-sulmuesi i Dynamo Kievit, Milanit dhe Chelseat, e falënderoi kapitenin e Polonisë në emër të bashkëkombësve të tij për mbështetjen e Ukrainës pas pushtimit rus.

“Faleminderit për gjithçka. Ajo që keni bërë, më ka prekur në zemër. Vendi ynë është shumë falënderues. Nuk mund ta përshkruar as me fjalë. Dua t’ju falënderoj nga zemra për gjithçka që bëni për vendin tim”.

Reklama

“Aq shumë gjeste, aq shumë mbështetje reale, mikpritje për popullin tonë, janë gjëra me vlerë të paçmueshme. Tash e kemi të vështirë, por vëllezërit nga Polonia po na ndihmojnë. Ju falënderojmë nga zemra”, është shprehur me këtë rast Shevchenko me lot në sy.

Reklama
Shevchenko i bën tjetër apel botës: Na ndihmoni, në Ukrainë po ndodh një tragjedi njerëzore Shevchenko i bën tjetër apel botës: Na ndihmoni, në Ukrainë po ndodh një tragjedi njerëzore

Në takimin para mediave që u mbajt në terrenin e Stadiumit Kombëtar në Varshavë, Lewandowski deklaroi se bashkëndjen me popullin fqinj.

“Ka qenë e natyrshme t’ju ndihmojmë menjëherë. Jeni fqinjët tanë dhe jemi pranë jush. Ju luftoni për liri, ndërsa ne, duke njohur historinë tonë, e dimë sesa e rëndësishme është ajo”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës.

Reklama

Kujtojmë që Lewa e kishte mbajtur shiritin e kapitenit me ngjyrat ukrainase në edicionin e kaluar si kapiten i Bayern Munichut. /Telegrafi/