LAJMI I FUNDIT:

Me lot në sy në Harvard, Mario flet pasi i tregoi botës se është homoseksual: Dua të nderoj shqiptarët dhe kurrë nuk kam dashur t’i turpëroj ata

Me lot në sy në Harvard, Mario flet pasi i tregoi botës se është homoseksual: Dua të nderoj shqiptarët dhe kurrë nuk kam dashur t’i turpëroj ata

Mbrëmjen e kaluar, grimieri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, inaguroi Nismën Shqiptare për Udhëheqje, një iniciativë e re në Universitetin e Harvardit e krijuar dhe drejtuar nga studenti shqiptar Deni Hoxha. Projekti synon për të njohur kontributet e shqiptarëve të suksesshëm në fushat e tyre, duke i shpalosur ato në Harvard.

Në hapje, Presidenti i Nismës Shqiptare për Udhëheqje si dhe Presidenti dhe Themeluesi i Shoqatës Shqiptare në Harvard Deni Hoxha foli për iniciativën.


“Si fillim, në femërinë time mungonin historitë e suksesit shqiptar sidomos në Amerikë, dhe ky projekt ndihmon për t’i njohur dhe për t’i promovuar këto histori. Kjo është një mënyrë për të ndryshuar këtë dhe për të përfituar nga platforma e universitetit për të treguar rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Hoxha.

Mario ishte i ftuari i parë dhe më shumë se 500 njerëz erdhën për të dëgjuar historinë e tij, dhe për të njohur kontributet e Marios në industrinë e bukurisë dhe gjithçka që ai ka bërë për të revolucionarizuar make-up.

Ngjarja ishte në formatin e një diskutimi të moderuar nga Profesoresha e Harvard Business School, Youngme Moon. Profesoresha Moon u shpreh se ajo kurrë nuk kishte takuar një grimier kaq inspirues.

Mario Dedivanoviç: Suksesi, fama dhe e vërteta ime - të arrija këtu nuk ishte e lehtë por në fund gjithçka ia vlejti, krenohem që jam shqiptar
Lexo po ashtu Mario Dedivanoviç: Suksesi, fama dhe e vërteta ime - të arrija këtu nuk ishte e lehtë por në fund gjithçka ia vlejti, krenohem që jam shqiptar

Për herë të parë pas “American Influencer Awards 2019”, Mario foli për të qenurit homoseksual pasi i tregoi botës para dy muajsh. Gjatë diskutimit, një vajzë nga publiku e pyeti Marion, “çfarë këshillash u jepni prindërve shqiptarë?” Mario i kërkoi shqiptarëve të mos ia bëjnë jetën e vështirë fëmijëve që kanë prirje të ndryshme seksuale dhe shtoi se “Fëmijët vuajnë shumë dhe ata nuk e meritojnë këtë. Çdo prind e do fëmijën pa marrë parasysh gay apo jo. Nuk i fajësoj prindërit e mi sepse nuk dinin më mirë. Nëna ime ishte një bareshë e deleve në Shqipëri dhe nuk u arsimua dot. Mario gjithashtu shtoi se ai gjithmonë mendon për kulturën e tij dhe nga vjen. I përlotur tha: “Dua të nderoj shqiptarët dhe kurrë nuk kam dashur t’i turpëroj ata”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori