LAJMI I FUNDIT:

Mario Dedivanoviç: Suksesi, fama dhe e vërteta ime – të arrija këtu nuk ishte e lehtë por në fund gjithçka ia vlejti, krenohem që jam shqiptar

Mario Dedivanoviç: Suksesi, fama dhe e vërteta ime – të arrija këtu nuk ishte e lehtë por në fund gjithçka ia vlejti, krenohem që jam shqiptar
Mario Dedivanoviç (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

CLICK HERE, IF YOU WANT TO READ THIS INTERVIEW IN ENGLISH

Mario Dedivanoviç është një nga shqiptarët me më së shumti emër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai njihet si një nga artistët e makijazhit më të famshmëm në botë, dhe njeriu i besuar i super yllit me famë botërore, Kim Kardashian. Me prejardhje është nga Mali i Zi, por është lindur e rritur në New York nga prindër shqiptarë, të cilët i kanë mësuar që kurrë të mos harrojë origjinën e tij.


Vetëm pak muaj më parë, Mario u shpërblye me çmim në atë që njihet si “American Influencer Awards” (Çmimet për Personat më me ndikim në Amerikë). Ai mbajti një fjalim emocionues para mijëra personave e miliona spektatorëve që po e ndiqnin nga ekrani ngjarjen e madhe.

“Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë” – ishte fjalimi rrëqethës i grimerit shqiptar mes lotësh dhe emocionesh, teksa pranoi çmimin nga mikesha e tij e ngushtë dhe një nga gratë me më së shumti influencë në botë, Kim Kardashian.

Si një nga personazhet më të komentuar gjatë vitit 2019, Mario Dedivanoviç vjen në këtë intervistë ekskluzive për Telegrafin, për të rrëfyer për ato që ka kaluar përgjatë jetës së tij, mes shumë suksesesh, pune të palodhur e një luftë paragjykimesh me stigmën që më nuk e përcjell. Ai tregon se të qenit shqiptar, është një tjetër krenari e madhe e tij – t’ua vë në dukje botës që vjen nga një vend i vogël, por që ka shumë për të treguar.

Mario Dedivanoviç (Foto: Mario Dedivanoviç/Instagram)

Telegrafi: Mario, ju jeni një nga artistët e makijazhit më të famshëm në botë, që keni bërë krenarë shqiptarët kudo në botë me suksesin tënd. Na trego pak si ndjehesh për këtë?

Mario: Faleminderit. Është ndjenjë e shkëlqyer të kesh mundësinë t’i bësh shqiptarët krenarë, sepse unë jam shumë krenar që jam shqiptar dhe e dua shumë kulturën tonë.

Telegrafi: Sa ka qenë e vështirë rruga drejt suksesit që e gëzon sot?

Mario: Nuk ishte e lehtë. Unë kam sakrifikuar shumë në jetën dhe karrierën time për të arritur qëllimet dhe ëndrrat e mia, por çdo gjë në jetë ia vlen ta bësh, ia vlen të punosh për të.

Mario Dedivanoviç (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver )

Telegrafi: Muaj me parë ju jeni shpërblyer me çmim në “American Influencer Award”. Na trego pak sa jeni ndjerë i vlerësuar për këtë?

Mario: Po shumë. Do të thoshte shumë për mua që të isha i mirënjohur nga industria, për artin dhe influencën time!

Telegrafi: Fjalimi juaj emocionues ka nxjerrë në pah një të vërtetë që e keni mbajtur të fshehur prej kohësh. Mund të na tregosh si ishin komentet e njerëzve pas asaj qe ju deklaruat?

Mario: Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja sasinë e reagimeve pozitive që kam marrë nga njerëz në të gjithë botën duke më falënderuar mua që kam guximin të flas për këtë çështje të rëndësishme që kaq shumë të rinj dhe të vjetër vuajnë gjatë gjithë jetës së tyre. Gra, burra, fëmijë nga të gjitha sferat e jetës kanë arritur të më falënderojnë mua që iu kam ndihmuar dhe ndoshta duke u dhënë atyre guximin të jenë të sinqertë dhe të lirë.

Mario Dedivanoviç (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Telegrafi: Ti ke fatin të punosh me një prej yjeve më të mëdha të industrisë së showbiznesit si Kim Kardashian. Na trego pak si është të punosh me të?

Meaio: Është e mrekullueshme të punosh me një grua kaq të fuqishme dhe me ndikim. Unë kam mësuar shumë nga të gjitha ato dhe është një kënaqësi absolute për mua.

Telegrafi: Keni pasur rastin të bashkëpunoni edhe me yje shqiptarë si artisten e mirënjohur Bebe Rexha. Na trego pak si ka qenë të punoje me të?

Mario: Është kaq argëtuese të punosh me Bebe Rexhën. E dua atë dhe ajo është vërtet e talentuar. Ne gjithmonë flasim shqip me njëri-tjetrin në prapaskenë, kur nuk duam që askush përreth të dijë se për çfarë po flasim (qesh).

Mario Dedivanoviç duke grimuar artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha (Foto: Mario Dedivanoviç/Instagram)

Telegrafi: Keni qenë para një kohe në Shqipëri për “Masterclass”-in tuaj. Keni menduar të riktheheni dhe të vizitoni Shqipërinë dhe Kosovën?

Mario: Do të doja! “Masterclass”-i im në Shqipëri ishte një nga momentet më të veçanta në karrierën time.

Telegrafi: Jeni lindur e rritur në ShBA por me prejardhje jeni nga Mali i Zi. Na trego pak sa i lidhur je me rrënjët tua?

Mario: Shumë i lidhur! Unë kam shumë nga familja ime në Mal të Zi dhe i vizitoj ndoshta një herë në vit. Unë kam një lidhje të veçantë me rrënjët e mia, sepse unë ndjej që ato janë një pjesë e rëndësishme e asaj që unë jam sot dhe nuk mund ta harroj këtë.

Mario Dedivanoviç dhe Kim Kardashian (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Telegrafi: Një ditë e zakonshme e juaja. Si nis, si vazhdon dhe si përfundon?

Merio: Punë, punë dhe më shumë punë.

Telegrafi: Një këshillë që do iu jepje lexuesve të kësaj interviste?

Mario: Jo këshillë, por do të doja t’ju thoja thjeshtë faleminderit që ju gjithmonë më keni mbështetur ndër vite dhe më keni bërë të ndjehem i dashur nga komuniteti im, çka do të thoshte vet bota për mua.

Mario Dedivanoviç (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Telegrafi: Thënia juaj e jetës?

Mario: Një nga të preferuarat e mia është “mbaj sytë tek yjet, dhe këmbët në tokë”.

Telegrafi: Mario, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Për fund, cili do të ishte urimi yt për shqiptarët për Vitin e Ri 2020?

Mario: Do të doja t’ju thoja të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të rinjve shqiptarë – Ju jeni të bukur dhe perfekt në mënyrën se si ju jeni dhe jeni të denjë për gjithçka të mirë në jetë. Ëndërroni shumë dhe jini të mirë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Mario Dedivanoviç duke pranuar çmimin “American Influencer Awards” nga Kim Kardashian (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Kalo në kategori