LAJMI I FUNDIT:

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Grand Prixin ‘Tashkent 2018’

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Grand Prixin ‘Tashkent 2018’

Edhe xhudistja e re, Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në Uzbekistan.

Loriana Kuka ka vazhduar suksesin e Kosovën në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.


Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 78 kilogramë, duke çuar në katër numrin e medaljeve të fituara nga xhudistet tona.

Prej tyre medaljeve, tri janë të arta dhe një e argjendtë. Një sukses i tillë nuk ishte arritur asnjëherë më parë.

Majlinda Kelmendi triumfoi në kategorinë deri në 52 kg, Distria Krasniqi deri në 48 kg, fituan të premten medaljen e artë, ndërsa Nora Gjakova deri në 57 kg të argjendtën.

Të gjitha lajmet rreth Xhudos
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Kampionia e Evropës U-23, Loriana Kuka, fitoi të artën, pasi në finale mposhti austriaken Bernadette Graf.

Në përgjithësi, Kuka shënoi katër fitore, ku të gjitha erdhën me Ippon dhe një pa luftë.

Ky sukses, që vjen një javë pas shpalljes kampione e Evropës U-23, i sjell Lorianës 700 pikë Olimpike, për të vazhduar suksesshëm garën për normën Olimpike Tokyo 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori