LAJMI I FUNDIT:

Lori Hoxha flet hapur për problemet me shëndetin mendor: Ankthi nuk zgjedh, ishte fati im!

Lori Hoxha flet hapur për problemet me shëndetin mendor: Ankthi nuk zgjedh, ishte fati im!
Lori Hoxha (Foto: Instagram)

Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, e cila nuk heziton që herë pas here të bashkëbisedojë edhe me fansat e saj.

Edhe pse siç shihet në Instagram ajo bën një jetë tejet luksoze, biondja këtë herë ka folur për jetën reale, larg perfeksionit.

Së fundmi, 24-vjeçarja u ka dhënë hapësirë ndjekësve t’i bëjnë pyetje përmes opsionit “Ask me”, ndërsa flasin për një periudhë të errët në jetën e saj, ankthin. Blogerja ka sqaruar çdo gjë lidhur me këtë temë, pasi që shumë ndjekës të saj tregonin se po kalonin të njëjtën situatë.

Lori Hoxha flet për një periudhë të errët në jetën e saj (Foto: Instagram)

“Gjithçka filloi në vitin 2012 kur unë isha në një sallon bukurie. Në një moment mendoja se kisha atak në zemër dhe isha drejtuar menjëherë në spital. Pavarësisht kontrollave, askush nuk kishte mundur të zbulonte se nga çfarë po vuaj. Kjo gjendje më bëri që ta lë shkollën dhe të kaloj një periudhë të tmerrshme, derisa një ditë shikova në Google”, është përgjigja e saj.

“Pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia, gjeta disa forume për panikun dhe ankthin. Aty gjeta vetveten. Periudha më e keqe ishte viti 2012 dhe vera e kaluar”, ka sqaruar ndër të tjera ajo.

Në vazhdim, Lori tregon se përveç gjendjes emocionale, kjo e fundit kishte edhe dhimbje të vërteta fizike.

“Po çmendesha. Më dukej e pabesueshme se si ankthi mund të më shkaktonte dhimbje të tilla. Sa herë që më shfaqej një simptomë e re, mendoja se çështja ime ishte më serioze se kaq. Kisha probleme me frymëmarrjen, dridhje, shikim të turbull, dhimbje koke, marrje mendsh, kisha shumë ftohtë ose tepër vapë, dhe një 100 simptoma të tjera, të cilat arritën në një pikë që më bënë të mendoja se isha me sklerozë, kancer apo tumor në tru”, thotë më tej trashëgimtarja e “Top Channel”. /Telegrafi/

Lori Hoxha flet për një periudhë të errët në jetën e saj (Foto: Instagram)

Lori Hoxha flet për një periudhë të errët në jetën e saj (Foto: Instagram)

View this post on Instagram

there she glows again

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on Aug 31, 2019 at 5:30am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori