LAJMI I FUNDIT:

Lorenzo Sanz zbulon nënshkrimet që nuk erdhën sa ishte president i Real Madridit – Aragones, Henry e Messi në krye të listës

Lorenzo Sanz zbulon nënshkrimet që nuk erdhën sa ishte president i Real Madridit – Aragones, Henry e Messi në krye të listës

Ish presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, i ka zbuluar disa bisedimet në lidhje me nënshkrime që kurrë nuk erdhën sa ishte ai në krye të klubit. 

75-vjeçari ka kujtuar kohën kur ishte i afërt të nënshkruante me trajnerin Luis Aragones, por edhe me yje si Thierry Henry dhe Lionel Messi.


Dikur presidenti i Real Madrid, Lorenzo Sanz

AIi e zbulon edhe ditën kur arriti marrëveshje me Santiago Solarin, tani trajner te Real Madridi.

Aragones ishte dy herë afër Los Blancos

Në një intervistë me Idolos, Sanz e pranoi se pa sukses u përpoq të nënshkruante dy herë me ish-trajnerin e Atletico Madridit dhe Spanjës, Luis Aragones.

“Luis Aragones mund të ketë trajnuar dy herë Real Madridin, pasi kur unë arrita në bord në vitin 1985, ai do të ishte bërë trajner”.

Luis Aragones (Photo by Jasper Juinen/Getty Images)

“Ai ishte një mik shumë i mirë i imi, pasi takoheshim pothuajse çdo ditë për kafe dhe praktikisht e mbyllëm marrëveshjen në shtëpinë time”.

France Football zgjedh klubet më të mëdha në botë – Real Madridi mbretëron, pesë klube angleze në top 10
Lexo po ashtu France Football zgjedh klubet më të mëdha në botë – Real Madridi mbretëron, pesë klube angleze në top 10

“Ai kishte me Atletico Madridin dhe presidenti i atëhershëm, Vicente Calderon, ishte jashtë vendit, kështu Luis mendonte se kur të kthehej në Spanjë do ta bindte atë për ta liruar atë që të mund të vinte te Real Madrid, por në fund ai nuk e lejoi”.

Luis Aragones e Sergio Ramos . (Photo by Jasper Juinen/Getty Images)

“Herën e dytë mbaj mend se ishte te Espanyol dhe ky ishte edhe një moment që ne mund ta kishim nënshkruar me të, por në fund nuk u bë”, tregon Sanz.

Kontrata e nënshkruar me Thierry Henryn

Ish-shefi i Real Madridit tregon se kishte nënshkruar një kontratë me Thierry Henry dhe ku sulmuesi francez luante te Monaco.

” Henry luante në Monaco, ne e bindën atë të nënshkruante me ne dhe nënshkroi kontratën”, tregon Sanz.

Thierry Henry te Monaco . (Photo by Stu Forster/Allsport/Getty Images)

“Kur e kishim në aeroplan për të ardhur drejt Madridit, babai i tij erdhi dhe tha se nuk mund të largohej dhe se kishte frikë nga presidenti i Monacos”.

“Thashë se do ta rregulloja, por në fund ai këmbënguli aq shumë se që nga refuzimi i tij, operacioni nuk u bë”.

Messi afër Real Madridit

Lionel Messi ka luajtur një rol të madh në ndryshimin e historisë së Barcelonës, por Sanz pohon se argjentinasi mund të ketë zgjedhur Realv Madridin në vend të katalanasve.

“Përfaqësuesi aktual i [Marco] Asensios, (Horacio Gaggioli) ishte ai që e solli Messin në Spanjë”.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Prindërit i thanë atij (Gaggioli) se ai duhej të sillte [në Spanjë], por ai ende nuk e dinte nëse ku do ta çonte atë, në Madrid apo Barcelonë”.

Spanja do të vazhdojë ta thotë fjalën kryesore në Evropë - Top 15 talentët më të mëdhenj nga ky vend
Lexo po ashtu Spanja do të vazhdojë ta thotë fjalën kryesore në Evropë - Top 15 talentët më të mëdhenj nga ky vend

“Prindërit i thanë atij ta merrte kudo, por në fund ai shkoi në Barcelonë”, tregon Sanz.

Blerja e Santiago Solarit nga Atletico Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Në fund, Sanz foli për ditën kur nënshkroi me trajnerin aktual të Madridit, Santiago Solari , në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Kishte një lloj marrëveshjeje mes Real Madridit dhe Atleticos që të mos i merrnin lojtarë të ekipit kundërshtar ose të bisedonin me njëri-tjetrin para se ta bënin”.

Santiago Solari te Atletico Madridi

“Por atë kohë Pirri, i cili ishte drejtori ynë sportiv, rekomandoi nënshkrimin e [Santiago] Solarit në ditën e fundit”.

“I thashë se do të flisja me Jesusin së pari, por nuk mund ta gjeja sepse ai ishte në një udhëtim dhe kur pamë se ishte mesnata, na u desh të lëvizim përpara”.

Santiago Solari. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Ditën tjetër, kur Jesusi dëgjoi filloi të më bërtiste me shprehje të ndryshme”, tregon Sanz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori