LAJMI I FUNDIT:

Loredana arrin një milion klikime brenda ditës me këngën e re “Labyrinth”

Loredana arrin një milion klikime brenda ditës me këngën e re “Labyrinth”
Foto: YouTube

Reperja Loredana Zefi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, “Labyrinth”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Kënga e lansuar të premten në orët e hershme të mëngjesit, ka arritur që vetëm brenda 24 orëve të shënojë një sukses të lakmuar nga shumë artistë.


Kjo pasi në vetëm një ditë, “Labyrinth” numëron mbi një miliona klikime të arritura brenda natës.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I lumtur për këtë sukses, bashkëshorti i saj, reperi Mozzik ndau me fansat në InstaStory shifrën e klikimeve të arritura, duke treguar se ndjehet krenar me suksesin e saj.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

Përndryshe, Loredana ka qenë një prej emrave më të përfolur muajve të fundit në media, kjo për faktin se u akuzua nga një çift zviceran për vënie në lajthitje, kanosje dhe zhvatje të parave.

Lidhur me këtë rast është angazhuar avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi, gjersa pritet që shumë shpejt drejtësia të hedhë dritë mbi këtë çështje. /Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)