LAJMI I FUNDIT:

Lojtarit të League of Legends, Faker i janë ofruar rreth 20 milionë euro në vit për të garuar

Lojtarit të League of Legends, Faker i janë ofruar rreth 20 milionë euro në vit për të garuar

Shefi i ekipit T1 ka thënë në një podcast se lojtarit korean, Lee Sang-hyeok, i njohur si Faker i janë ofruar rreth 20 milionë euro në vit për të garuar në League of Legends.

Në podcastin ‘Trash Talk with Doublelift’, i cili u mbajt me 6 prill, shefi i ekipit T1, Joe Marsh, foli rreth kontratave dhe ofertave të lojtarëve të ekipit.


Diçka që ia vlen të përmendet ishte diskutimi rreth lojtarit Faker, i cili njihet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në League of Legends.

Joe Marsh tha se oferta të ndryshme ka pasur gjithmonë për lojtarin Faker, por vlen të përmendet oferta që ka ardhur nga një ekip nga Kina, ku rreth 20 milionë euro në vit janë ofruar për shërbimet e lojtarit.

Joe Marsh talks about Faker tower and how much Faker was being offered from leagueoflegends

“Ai ka familjen e tij që është vërtet e rëndësishme për të”, tha Marsh, duke shpjeguar se një nga detyrat e tij të para pasi u bë shef i T1 ishte zhvillimi i një marrëdhënieje me Faker. “Ai nuk ka nevojë për para, ai ka para, ai është super i suksesshëm, ai ka bërë investime vërtet të forta në Kore, dua të them se ka fjalë për fjalë një ndërtesë që ai zotëron e quajtur Faker Tower”.

Faker është pjesë e garave në League of Legends që gati 10 vite ku ka fituar tre tituj të kampionatit botëror.

Tani për tani, pasi fitoi LCK Spring Split 2022, Faker dhe ekipi i tij po përgatiten të garojnë në MSI 2022, që pritet të zhvillohet në qytetin Busan të Koresë së Jugut në maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori