LAJMI I FUNDIT:

Lojtari më i mirë i video-lojës League of Legends, Faker ka thyer një rekord të ri

Lojtari më i mirë i video-lojës League of Legends, Faker ka thyer një rekord të ri

I njohur si lojtari më mirë i të gjitha kohërave në League of Legends, Lee “Faker” Sang-hyeok po vazhdon ta shkruajë historinë duke thyer rekorde.

Lojtari korean, i cili momentalisht luan për ekipin T1, ka thyer rekordin duke arritur numrin e 2.500 vrasjeve në kampionatin e League of Champions Korea, i njohur ndryshe si “LCK”.


Këtë rekord lojtari me rolin ‘mid-laner’ e ka arritur në lojën kundër ekipit GenG, të cilin ekipi i tij e fitoj me lehtësi me rezultat 2-0.

Një arritje tjetër, Faker e kishte pasur jo shumë kohë më parë duke u bërë lojtari i dytë në histori të League of Legends që arrin 1.000 ndeshje profesionale të luajtura në karrierë.

Vlen të ceket se ekipi i Faker është ende i pamposhtur në LCK për vitin 2022, duke numëruar kështu 14 fitore radhazi.

Në vendin e dytë sa i përket vrasjeve në kampionatin LCK, radhitet lojtari korean Deft me 2.005 vrasje. /Telegrafi/