Lojtarët që United planifikon t’i largojë nga skuadra

Daily Mail thotë se portieri rezervë Anders Lindegaard është i pari që do të lejohet të largohet në janar, së bashku me mesfushorin Anderson.
Nani ka qenë në formë impresive gjatë muajve të huazimit te Sporting Lisbon, por Untied vështirë se do ta rikthejë portugezin dhe do të kërkojë ta shesë te cilido klub i cili është i gatshëm të mbulojë pagën e tij prej 120 mijë funte në javë.
Javier Hernandez, Tom Cleverley, Wilfried Zaha dhe Nick Powell po ashtu janë në huazime dhe me gjasë nuk do të rikthehen më te United.
Darren Fletcher do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, derisa Robin van Persie, Ashley Young, Phil Jones, Chris Smalling dhe Rafael do të kenë kontrata njëvjeçare të mbetura në qershor.
Të gjithë këta janë në listën për t’u larguar gjatë verës, me United që po kërkon të marrë një pamje të re. /Telegrafi/
















































