LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët që iu futën politikës pasi u pensionuan nga futbolli (Foto)

Lojtarët që iu futën politikës pasi u pensionuan nga futbolli (Foto)

Disa futbollistë janë liderë në fushë, por në disa raste pas pensionimit ata lidershipin e tyre e shtrijnë edhe në sferën e politikës.

Futbolli është sporti më i popullarizuar në tokë dhe shumë lojtarë famën e fituar në sport dëshirojnë ta shfrytëzojnë duke bërë diçka në politikë.


Më poshtë keni 11 njerëzit që aftësitë e tyre në futboll i shikuan si të dobishme për një ndryshim në politikë, njofton Telegrafi.

11. Andriy Shevchenko

FBL-WC-2018-UKR-ISL

Legjenda e Milanit e la futbollin në vitin 2012 dhe filloi karrierën si politikan në Ukrainë, por ai dhe partia e tij nuk treguan sukses në zgjedhjet e vitit 2012.

10. Pele

OLY-2016-RIO-PELE

Nuk ka emër më të madh në botën e futbollit se Pele. U votua nga FIFA si ‘Lojtari i shekullit’ në vitin 1999, fitues i tri Kupave të Botës, golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit dhe me 1.281 golat, ai u bë pjesë e Librit Guinness – pothuajse  nuk ka asgjë që Pele s’e ka arritur.

Karriera politike ishte aq e mirë sa edhe ajo sportive.  Ai u bë pjesë e botës politike, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe UNICEF dhe shumë herë doli publikisht duke thënë se dëshiron të luftojë korrupsionin në vendlindjen e tij.

9. Romario

FBL-WC2014-BRA-FIFA-BID

Mbi 1.000 gola në karrierë dhe duke qenë një nga njerëzit më të dashur në Brazil, ai e përdori këtë dhe u bë politikan i suksesshëm.  Ai arriti që të jetë pjesë e parlamentit të Rios me 63.4 për qind të votave.

8. Bebeto

FBL-WC2014 -BRAZIL-FINAL-DRAW-BEBETO

Bebeto vazhdon të jetë golashënuesi i pestë më i mirë i Brazilit dhe këtë popullaritet e shfrytëzoi për t’u futur në politikë. Në vitin 2010 në zgjedhjet e përgjithshme në Brazil u bë anëtar i  Partisë Laburiste Demokratike.

7. George Weah

Liberian football legend Liberia's Georg

George Weah është lojtari më i mirë nga Afrika dhe Topi i Artë në vitin 1995 i ndihmoi shumë. I njohur për karrierën te Milani, Weah është politikan që nga viti 2005, ku nuk arriti të zgjidhet president i Liberisë, por ai vazhdon të jetë pjesë e politikes.

6. Hakan Sukur

Golden Foot - Interviews

Hakan Sukur do mbahet mend gjithmonë për golin e tij në Kupën e Botës, i cili erdhi vetëm pas 11 sekondash me Turqinë ndaj Koresë së Jugut në vitin 2002. Në 112 paraqitje me përfaqësuesen shënoi 51 gola. Sukur u bë politikan në vitin 2011 kur u votua për deputet në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, por dha dorëheqje në dhjetor të vitit 2013.

5. Tomas Renones

TR

Ylli spanjoll ishe pjesë e Atletico Madridit për 12 sezone. Pasataj, ai ishte pjesë  e partisë e Independent Liberal Group, por në vitin 2006 u arrestua për korrupsion. 

4. Gianni Rivera

Italian Football Federation Unveils New Federal Training Center In Catanazaro

Pak lojtarë kanë fituar tituj sa legjenda e Milanit, Rivera. Topin e Artë në vitin 1969, dy Liga të Kampionëve me Milanin dhe Kampionatin Evropian me Italianë në vitin 1968. Pasi vari këpucët, ai iu fut politikës dhe kishte disa poste në vendin e tij.

3. Oleg Blokhin

FBL-EUR-C3-GENK-DYNAMO KIEV

Oleg Blokhin ishte një sulmues i talentuar i cili i ndihmoi shumë Dinamos së Kievit dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Pasi u pensionua u fut në politikë dhe u bë pjesë e parlamentit ukrainas në vitin 1998 dhe 2002.

2. Recep Tayyip Erdogan

Croatia v Turkey - Euro 2008 Quarter Final
Erdogan së bashku me ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

Ish-kryeministri i Turqisë, tani president i vendit, në rininë e tij ishte një lojtar i talentuar i futbollit. Ishte pjesë e Kasimpasa S.K, por pas paraqitjeve të mira u kërkua edhe nga Fenerbahce, por babai i Erdogan e ndaloi transferimin e tij. Vlen të theksohet se stadiumi i Kasimpasas mban emrin e Erdoganit.

1. Marc Wilmots

FBL-EURO-2016-MATCH46-WAL-BEL

Marc Wilmots ishte një lojtar kyç i përfaqësues së Belgjikës, ku në 70 paraqitje shënoi 28 gola dhe nga viti 2012 deri 2016 u bë edhe trajner i Belgjikës. Wilmots në zgjedhjet federale të vitit 2003 u zgjodh në senatin e Partisë Liberale francez-folëse, Lëvizja Reformiste. Në postin e tij politik, ai qëndroi vetëm për dy vite dhe u kritikua shumë se u largua herët nga politika. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori