LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët që e kanë fituar Topin e Artë në urdhrat e Carlo Ancelottit

Lojtarët që e kanë fituar Topin e Artë në urdhrat e Carlo Ancelottit

Ashtu si Kaka dhe Cristiano Ronaldo, Karim Benzema fitoi Topin e Artë nën urdhrat e Carlo Ancelottit pasi ngriti Ligën e Kampionëve dhe u bë golashënuesi më i mirë në kompeticion atë vit.

Strategu italian ka punuar me disa nga lojtarët më të mirë gjatë gjithë karrierës së tij dhe katër prej tyre fituan Topin e Artë ndërsa stërviteshin nga ish-trajneri i Milanit, Parmës dhe Juventusit.


Andriy Shevchenko ishte i pari në vitin 2004. Ish-sulmuesi ukrainas ishte Capocannoniere në Serie A në 2003-04 dhe 24 golat e tij në 32 ndeshje ndihmuan kuqezinjtë të fitonin titullin. Ata gjithashtu fituan Superkupën e UEFA-s dhe arritën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata e kishin fituar trofeun në 2002-03, duke mundur Juventusin në Old Trafford, por ylli i Bianconerëve, Pavel Nedved, iu dha çmimi atë sezon.

Fituesi i dytë i Topit të Artë nën Ancelottin, një tjetër ish-yll i Milanit, ishte Kaka.

Ish-ylli brazilian ishte lojtari më i mirë i vitit 2007, një vit tjetër që pa Milanin e Ancelottit të pushtonte Kupën me Veshë të Mëdhenj. Kaka ishte golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve me 10 gola në 15 paraqitje atë sezon.

Një tjetër fitore e Ligës së Kampionëve solli një Top të Artë të tretë për një nga lojtarët e Ancelottit. Në 2013-14 skuadra e tij Real Madrid fitoi La Deciman dhe ishte Cristiano Ronaldo që mori trofeun në duart e tij, falë 51 golave ​​të tij mbresëlënës në 47 ndeshje në të gjitha garat.

Ashtu si Kaka, ai ishte golashënuesi më i mirë në kompeticionin elitar të Evropës atë sezon me 17 gola në 11 ndeshje dhe e njëjta gjë vlen edhe për Benzeman vitin e kaluar. Sulmuesi francez shënoi 15 gola në 12 ndeshje të Ligës së Kampionëve në sezonin 2021-22, duke ndihmuar Real Madridin të ngrinte kupën për herë të 14-të në histori, e dyta nën drejtimin e Ancelottit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori