LAJMI I FUNDIT:

“Lojtarët po shkojnë në Arabi për para”, ylli i Atletico Madridit flet për fenomenin e ‘ikjes’ së lojtarëve në Lindjen e Mesme

“Lojtarët po shkojnë në Arabi për para”, ylli i Atletico Madridit flet për fenomenin e ‘ikjes’ së lojtarëve në Lindjen e Mesme

Veterani i Atletico Madridit, Axel Witsel u ka bërë thirrje lojtarëve që lëvizin në Arabinë Saudite që të jenë të sinqertë për motivin që i ka çuar për të marrë këtë vendim.

Belgu, i cili është rikthyer në qendërmbrojtës nga pozicioni i tij i zakonshëm në mesfushë nga Diego Simeone, ka konfirmuar se ai ende po e shijon shumë jetën në Madrid, pavarësisht këtij ndryshimi në pozicion.


“Tre ose më së shumti katër ndeshje në Dortmund. Por jo në një rreshtim me tre, ishte me dy, që është pak më e vështirë. Ishte me të vërtetë viti i kaluar kur fillova të luaja pothuajse gjithmonë në këtë pozicion, diçka e re për mua”, ka thënë Witsel.

I pyetur për ndryshimin midis të luajturit në mbrojtje apo në mesfushë, Witsel pranoi se kaloi nëpër në  një proces përshtatjeje.

“Në mes të fushës gjithçka është më e natyrshme. E di ku duhet ta mbuloj partnerin, vrapoj. Po shkon mirë. Në fillim në mbrojtje,më duhej të mendoja shumë. Jo me topin sepse ke gjithçka përballë, por të mbrohesh. Më duhej të ndryshoja pak shpejtësinë për të parashikuar kundërshtarin”, tha ai në një intervistë për Diario AS.

Witsel u pyet gjithashtu për transferimin e tij në TJ Quanjian në moshën 25 vjeçare dhe nuk fshehu arsyen pse e ka bërë këtë.

“Nëse do të kthehesha do të bëja të njëjtën gjë. Duhet të thuash të vërtetën: lojtarët që shkuan në Kinë atëherë, si ata që shkojnë tani në Arabi, po e bëjnë këtë sepse marrin shumë para. Dhe unë e kuptoj atë”, u shpreh Witsel.

Lojtarë si Jordan Henderson, i ofenduar së fundmi nga tifozët anglezë për transferimin e tij në Arabinë Saudite dhe talenti i ri spanjoll Gabri Veiga, ishin të bindur se nuk e bënë këtë lëvizje për para./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori