LAJMI I FUNDIT:

Locatelli prioritet ka qëndrimin në Serie A

Locatelli prioritet ka qëndrimin në Serie A
TURIN, ITALY - MARCH 17: Manuel Locatelli of US Sassuolo during the Serie A match between Torino FC and US Sassuolo at Stadio Olimpico di Torino on March 17, 2021 in Turin, Italy. (Photo by Jonathan Moscrop/Getty Images)

Manuel Locatelli është njëri nga mesfushorët më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori italian ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Sassuolon, ku ka bartur barrën kryesore të skuadrës në mesfushë.


Falë paraqitjeve fantastike këtë edicion, ylli i ri italian është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha.

Barcelona, Paris Saint Germain, Chelsea, Manchester City, Arsenal, Roma dhe Juventus janë duke këruar shërbimet e mesfushorit defensivë.

Por ka qenë e përditshmja italiane Tuttosport që ka raportuar se dëshira e Locatellit është që të vazhdoj karrierën në Serie A.

Së fundmi është përfolur edhe për një transferim të tij te Shakhtar Donetsk për ta ndjekur trajneri Roberto De Zerbi, por kjo është hedhur poshtë.

Juventusi vazhdon të mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me italianin që këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje me Sassuolon dhe ka shënuar katër gola e ka bërë tre asistime.

Sassuolo nuk mund ta mbajë më gjatë lojtarin në radhët e veta dhe për ta lënë të lirë po kërkon 40 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori