LAJMI I FUNDIT:

Locatelli prezantohet dhe merr fanellën me numër 27: Juve ka qenë gjithmonë ëndrra ime

Locatelli prezantohet dhe merr fanellën me numër 27: Juve ka qenë gjithmonë ëndrra ime

Manuel Locatelli është prezantuar si lojtar i ri i Juventusit, pasi kompletoi transferimin tek kjo skuadër nga Sassuolo.

Mesfushori italian tanimë është prezantuar tek klubi bardhezi ku ka marrë edhe fanellën me numër 27.


Locatelli ka zbuluar se ka qenë gjithmonë një tifozë i Juventusit ai dhe familja e tij.

“E gjithë familja ime mbështet Juventusin. Ne kemi qenë gjithmonë tifozë të kësaj skuadre. Jam shumë i emocionuar që jam këtu pasi bashkohet me një klub të madh, një klub fantastik me mentalitet fitues”, tha Locatelli.

Reprezentuesi italian ka zbuluar se në dhomën e tij ka fotografi me ish-futbollistë të bardhezinjve.

“Afër shtratit tim kam një fotografi me Pavel Nedved, një me Del Pieri e me Gianluigi Buffon. Claudio Marchisio gjithashtu ka qenë një idhull i imi që fëmijë dhe kohëve të fundit kam folur shumë me të”, tha Locatelli.

Negociatat për transferimin e italianit ishin shumë të vështira, derisa Juventus në total do të paguajë 37,5 milionë euro. /Telegrafi/