LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Distancohem nga punësimet në Telekom, pres sqarime (Video)

Lluka: Distancohem nga punësimet në Telekom, pres sqarime (Video)
Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka | Foto: Rindvan Slivova/Telegrafi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë në emisionin “Ekonomi” në Telegrafi.com, ka folur për punësimet e fundit në Telekom, gjendjen financiare të kësaj kompanie si dhe përplasjet që kishte me deklarata me bordin e kësaj ndërmarrjeje.

Lluka ka thënë se ka reaguar me situatën kur ka pasur shkelje dhe nepotizëm klasik që ishin identifikuar, siç ka qenë rasti i punësimit të familjarëve të anëtarit të Bordit.


“Ne nuk po rrimë duar kryq, jemi duke e analizuar situatën, kemi kërkuar sqarim lidhur me këto raste, siç e dimë Telekomi është i ngarkuar me mbipunësime, andaj ka qenë më mirë t’i shfrytëzojmë ato resurse të brendshme sipas nevojave të tjera e jo të punësojmë” ka deklaruar Lluka në intervistën dhënë Telegrafit.

Ministria Lluka është distancuar nga këto punësime.

“E kam thënë edhe publikisht që distancohem nga këto punësime të kohëve të fundit. Jemi duke folur për një ndërmarrje që ka pasur 2,300 punëtorë, nëse e marrim me një madhësi të njëjtë dhe nëse e shohim konkurrencën e ngjashëm ka katërfish më pak, diku 500 punëtorë, prandaj është rritur punësimi pa i rritur resurset e punëtorëve aktual” ka thënë ministri Lluka.

Ai ka folur edhe për përplasjet e fundit me anëtarët e bordit të Telekomit për gjendjen në këtë institucion dhe se sipas tij shpëtimi i vetëm i këtij institucioni është privatizimi i saj.

Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka në intervistë për Telegrafi.com | Foto: Rindvan Slivova

“Unë mendoj që e vetmja formë e shpëtimit është privatizimi dhe jo ndonjë formë siç është menaxhimi aktual. Realisht unë bashkëpunim kam pasur me Bordin, kemi takime të rregullta, nuk është që ka munguar bashkëpunimi, mirëpo Telekomi kërkon edhe financime pasi që nuk i kanë mundësitë financiare në investimet në teknologji dhe kanë kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, gjë që i kam trajtuar”, ka deklaruar ai.

Sipas tij reagimi për gjendjen në Telekom nuk është tendencioze sepse kjo ndërmarrje i ka 14 milionë euro humbje vjetore.

Ministri Lluka ka folur edhe për punësimet partiake që kanë ndodhur në këtë institucion, duke thënë se është përgjegjësi e bordit për këtë.

“Është problem i anëtarëve të Bordit që e lejojnë të ndodhin këto intervenime të ndryshme. Ne si ministri e mbikëqyrim në aspektin strategji, nuk e mbikëqyrim në operacione ditore, prandaj nëse ndodh ndonjë punësim nuk duhet ta di ministria, nëse ndodh ndonjë tender nuk duhet ta di ministria, sepse është strategjik për Telekomin”, ka deklaruar ai.

Ministri Lluka në intervistë me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur edhe për kundërshtimet që po vijnë për Kosovën e Re, për ndërmarrjen e Trepçës si dhe për investimet strategjike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori