Lloga-Dreksller: Krahas ndryshimeve kushtetuese, gjyqësori është një segment me rëndësi vendimtare për anëtarësim në BE

Gjermania e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt proceseve eurointegruese. Në takimin e sotëm, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga me Ambasadoren e Gjermanisë, Shkëlqesinë e Saj, Petra Dreksller, biseduan lidhur me ndryshimet kushtetuese, skriningun, proceset eurointegruese dhe situatën aktuale në gjyqësor, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Lloga, thonë nga atje, e informoi Dreksller se grupi punues i përgatitjes së propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës intensivisht është duke punuar dhe ai pret që shumë shpejtë të dilet me një zgjidhje konkrete.
“Ambasadorja Dreksller theksoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për vendin tonë, i cili meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Krahas me ndryshimet e Kushtetutës, gjyqësori është një segment me rëndësi vendimtare në këtë rrugë.
Dreksller gjithashtu u informua edhe për situatën në Këshillin Gjyqësor, axhendën legjislative në Kuvend, si dhe për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë në përgatitjen e Strategjisë për Reforma në Gjyqësor 2023-2027, Kodin Penal dhe Civil, ligjet për faljet, për zbatimin e sanksioneve, për donacionet dhe sponsorizimet. U diskutua edhe për ndryshimet në Ligjin për Evidencën Amë, me të cilin do të zgjidhet problemi dhjetëvjeçar i personave të paevidentuar”, shtojnë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë