Sali në takim me Varnes: Mbetemi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara


Zv.kryeministri Bekim Sali, sot ka pritur në takim të ngarkurën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes.
Sali thotë se gjatë takimit është konfirmuar partneriteti strategjik në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve.
"Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes".
"Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë strategjik ndërmjet dy vendeve tona dhe shkëmbyem mendime për bashkëpunimin në procesin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta".
"Mbetemi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si aleat i rëndësishëm dhe partner i besueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut", thotë Sali.




































