LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Askush nuk ka të drejtë t’i tregojë ASH-së se kur dhe si do të vendos për ardhmërinë e saj politike

Lloga: Askush nuk ka të drejtë t’i tregojë ASH-së se kur dhe si do të vendos për ardhmërinë e saj politike

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka dalë me reagim në lidhje me zgjedhjet e ardhshme dhe bashkëpunimin e ASH-së me partitë tjera.

Lloga thotë se askush nuk ka të drejtë t’i tregojë Aleancës për Shqiptarët se kur dhe si do të vendos për ardhmërinë e saj politike.


“Askush nuk ka të drejtën t’i tregojë Aleancës për Shqiptarët se kur dhe si do të vendos për ardhmërinë e saj politike, e aq më pak t’ia numëroj ditët. Partnerët që shkelin marrëveshjet publike të koalicionimit dhe rrjedhimisht detyrimet që lindin prej saj, s’kanë asnjë të drejtë për të mbajt leksione morali”.

“Aleanca për Shqiptarët drejtimin e vet e zgjedh brenda shtëpisë së vetë politike”, ka shkruar Lloga në rrjetet sociale.

Ndryshe, ditë më parë udhëheqësit e koalicionit “LEN” i bënë thirrje ASH-së që t’u bashkohet atyre, pasi siç thanë, kështu kërkojnë edhe votuesit e ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori