LAJMI I FUNDIT:

Llapi e konfirmon: Alidema drejt transferimit në futbollin zviceran

Llapi e konfirmon: Alidema drejt transferimit në futbollin zviceran

Ylli i Llapit, Festim Alidema është shumë afër transferimit në një klub të madh në Zvicër.

Këtë e kanë konfirmuar si vetë lojtari ashtu edhe drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina. në një intervistë dhënë për Kosova Press.


21 vjeçari së pari u shpreh i lumtur ekipin e tij të Llapig dhe me përgatitjet e skuadrës, duke treguar më pas edhe cilësitë e trajnerit të ri.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, jemi mobilizuar mirë, pak bora na e ka bërë mos të mundemi të stërvitemi në stadiumin tonë, mirëpo edhe këtu nuk është keq. E kemi një trajner të ri, i cili ka ardhur me disa taktika të reja, besoj që do të kalojmë mire, u shpreh fillimisht Alidema.

Ndërkohë ai më pas foli edhe në lidhje me mundësit e transferimit të tij jashtë vendit, të cilët janë shumë të mëdha, duke pohuar se ai pritet që shumë shpejt të transferohet në një klub në Zvicër, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.

“Pas sezonit që kam pasur të mirë me Llapin, e di që kanë arritur oferta edhe prej ekipeve jashtë Kosovës, domethënë në Evropë, mirëpo nëse vjen diçka konkrete cila do të jetë më e mira për mu, atëherë unë do të ulem me kryesinë e Llapit dhe do ta shqyrtojmë. Nuk e di sigurt, nuk mundem me thënë se muaj me qenë pjesë e Llapit këtë stinor, mirëpo mundem edhe me qenë, kam kontratë me Llapin edhe 6 muaj”, përfundoi Alidema.

Festim Alidema

Drejtori sportivi Llapit, Tahir Batatina kohë më parë kishte bërë të ditur se shumë skuadra janë të interesuara për lojtarin e Llapin, mirëpo nuk kishte bërë me dije emrat e skuadrave.

Batatina u shpreh mjaftë i lumtur sa i përket interesimit të skuadrave të mëdha evropiane për lojtarin të cilin e kishte transferuar nga Vllaznia e Pozheranit në qytetin e Llapit, madje ai tregon se Alidema nuk është lojtari i vetëm i kërkuar, janë edhe dy, tre lojtarë tjerë llapjan që kërkohen me ngulm nga klubet evropiane.

“Sa i përket Festimit, njëjtë si Mirlind Daku dhe Festimi, për të dytë kanë ardhur oferta ndoshta për klubet e njëjta, që i kanë kërkuar te dytë, por Lindi ia arriti të shkoj në Osijek, për Festimin kemi skuadra edhe jashtë, mund të them në Evropë janë shumë të interesuara, në Zvicër, në Kroaci, Shqipëri, në Maqedoni nuk po diskutojë pasi kanë qenë të vazhdueshme por i kam refuzuar të gjitha. Jemi shumë afër që të arrijmë qëllimit që Festimi të del në ndonjë skuadër Evropiane. Muhamet Hyseni besoj që ka ra në radarin e shumë klubeve Evropiane. Unë vetëm jo Festimin por kam edhe dy lojtar të tjerë, për të cilët ata kanë kërkuar që të fillojmë bisedimet për ta, mirëpo kam kërkuar që të përfundojë me Festimin dhe pastaj do të shohim në sezonin verore, atëherë kur do të përfundoj kampionati do të bisedojë” u shpreh fillimisht Batatina.

Sa i përket destinacionit të Alidemës, Batatina konfirmoi haptazi se destiacioni i ardhshëm do të jetë Zvicra, ku sipas tij Alidema do të ketë më lehtë të tregojë vetën dhe të arrijë majat e futbollit evropian.

“Po më së afërti është Zvicra, dua te ju them së më së afërti janë klubet zvicerane, unë kam shprehë dëshirë që Festimi të jetë në Zvicër, pse Festimi të jetë në Zvicër, ndoshta vetë loja e Festimit mund të debutojë më shpejtë dhe mund të tregojë vetën në Zvicër, për arsyeje se luhet ndoshta një futboll më i butë, ndërsa në futbollin mund ta quajë kroat luhet një futboll pak më i fuqishëm me forcë, ndërsa Festimi i ka karakteristika që të ecë dhe të bëhet një lojtar i madh në klubet Zvicerane”, përfundoi Batatina.

Alidema përfundoi një ndër sezonet më të suksesshme në karrierën e tij me skuadrën e Llapit, duke arritur të shpallet edhe golashënuesi i dytë më i mirë në superligën e Kosovës.